Një tjetër përforcim te Shpresat, Bushi fton edhe sulmuesin e Shkëndijas…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2018 | 17:17

Një tjetër përforcim te Shpresat, Bushi fton edhe sulmuesin e Shkëndijas…

Vazhdojnë prurjet cilësore te Kombëtarja e Shpresave. Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Shefit Shefiti, do të vihet nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi për dy testet miqësore ndaj Bjellorusië që do të zhvillohen më datat 5 dhe 8 qershor.

Shefiti

Shefiti në të kaluarën ka përfaqësuar Maqedoninë U-19, ndërsa këtë sezon është aktivizuar në 19 takime me Shkëndijan në elitën e futbollit maqedonas.

shefit-shefiti

20-vjeçari shihet si një talent tepër premtues te skuadra nga Tetova dhe afrimi tek kombëtarja kuqezi është një vlerë e shtuar për skuadrën e Bushit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"