Një tjetër “luftëtar” shqiptar pjesë e UFC-së, ja kur do të debutojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2020 | 20:23

Një tjetër “luftëtar” shqiptar pjesë e UFC-së, ja kur do të debutojë

Pas Ilir Latifit, një tjetër sportist me origjinë shqiptare do të jetë pjesë e UFC-së, kategorisë më të lartë të Arteve Marciale Mikse. Bëhet fjalë për Ramiz Brahimajn, ky i fundit do të debutojë në UFC në duelin kundër japonezit Takashi Sato, në eventin që do të organizohet më 27 qershor në Las Vegas.

ramiz-brahimaj-lfa-47

Në këtë mbrëmje përballja kryesore është ajo ndërmjet Dustin Poirier dhe Dan Hooker, por do të jetë gjithashtu një ditë e shënuar për sportistin me prejardhje shqiptare. Ramiz Brahimaj do të luftojë në kategorinë uelter. Ai regjistron dhjetë përballje në kategoritë e ulëta të arteve marciale mikse, ku ka një bilanc prej 8 fitoresh dhe 2 humbjesh, ndërsa ka triumfuar në 2 nga 3 përballjet e fundit.

Debutimi i Brahimajt në UFC (Ultimate Fighting Championship), ishte parashikuar në qershorin e vitit të kaluar, por për shkak të një dëmtimi duel i tij kundër spanjollit Miguel Baeza në serinë “Contender Series 19” të Dana Ujt, dështoi. Për sa i përket kundërshtarit të 27- vjeçarit shqiptar, ai do të jetë Takashi Sato. Për japonezin kjo do të jetë ndeshja e tretë në UFC, ndërsa në dy sfidat e mëparshme regjistron një fitore dhe një humbje.

Ramiz Brahimaj ka lindur në SHBA, më 17 nëntor të vitit 1992 dhe origjina e tij është kosovare. Tashmë të gjithë adhuruesit shqiptarë të Arteve Marciale Mikse po presin me kureshtje debutimin e sportit kuqezi në kategorinë elitare UFC. Kujtojmë që një tjetër sportist shqiptar i afirmuar në UFC është edhe Ilir Latifi. 36-vjeçari shqiptar, i cili ka lindur në Malmoe të Suedisë, numëron 23 ndeshje në kategorinë UFC, ku ka arritur të fitojë 15 duele, ndërsa ka humbur 8. Sfida e fundit për Latifin ishte më 9 shkurt, kur u mposht nga Derrik Luis.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"