Një tjetër klubi shqiptar i bllokohet merkatoja, nuk mund të federojë dot lojtarë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 23:58

Një tjetër klubi shqiptar i bllokohet merkatoja, nuk mund të federojë dot lojtarë…

Pas disa skuadrave në Shqipëri, tashmë merkatoja i është bllokuar edhe Ballkanit në kampionatin kosovar.

Ballkani-2-696x464

Sipas asaj që raporton “Infosport.mk”, klubit nga Suhareka i është bllokuar sistemi për të federuar lojtarë dhe për këtë arsye nuk mund të bëjnë dot lëvizje në hyrje.

Në këtë situatë, përpara se drejtuesit e klubit dardan të punojnë për përforcimin e skuadrës, fillimisht duhet të zgjidhin çështjen për federimin e lojtarëve.

Momentalisht nuk dihet ende shkaku për bllokimin e merkatos, por në vazhdim mund të kemi edhe një sqarim më të detajuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"