Një tjetër Hysaj drejt Serisë A, Elseidi në “orbitën” Real Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 12:11

Një tjetër Hysaj drejt Serisë A, Elseidi në “orbitën” Real Madrid

Një tjetër Hysaj mund të bëhet pjesë e Serisë A. Pas Elseidit, i cili tashmë është shndërruar në një lojtar kyç të formacionit të Napolit si dhe të Kombëtares shqiptare, kushëriri i tij, Alesio Hysaj, është nën vëzhgim nga klubet e elitës së futbollit italian.

Alesio Hysaj

Mesfushori 18-vjeçar po bën paraqitje mjaft të mira me skuadrën e Materës në Serinë C dhe ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të disa klubeve të Serisë A. Alesio Hysaj ka qenë pjesë edhe e Kombëtares shqiptare U-19.

Alesio Hysaj Itali

 

MENAXHERI TREMB NAPOLIN – Por, ndërsa kushëriri i tij Alesio mund t’i bashkohet me të, Elseidi vazhdon të jetë shumë i kërkuar. Këtë fakt e konfirmon menaxheri i tij, Mario Xhufredi, i cili tremb Napolin:

hysaj

“Hysaj është një kampion i madh, aq sa mund të ketë hapësirën e tij të rëndësishme jo vetëm te Napoli, por edhe te Juventusi, Reali apo edhe PSG-ja. Elseidi është i destinuar për të bërë një karrierë prej kampioni.

Ai ka vendosur që të qëndrojë te Napoli prej projektit të Sarrit dhe beson se ky mund të jetë viti i tij i duhur për të fituar titullin kampion. Por, verën e ardhshme do të vlerësojnë situatën e të ardhmes së Elseidit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"