Një sulmues ganez afrohet për provë te Kamza, nuk arrihet akordi me portierin Halilaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 18:10

Një sulmues ganez afrohet për provë te Kamza, nuk arrihet akordi me portierin Halilaj

Kamza vazhdon të jetë aktive në merkato për të afruar lojtarë cilësorë. Ditën e djeshme, nën urdhrat e trajnerit Ndreu është vënë edhe sulmuesi 24-vjeçar, Noel Nyason. Fakti që futbollisti ka luajtur në disa skuadra të njohura siç është Lierse në Belgjikë, u jep shpresa drejtuesve se kanë gjetur një alternativë të mirë për sulmin.

nyason

Ganezi është 24-vjeçar dhe sezonin e shkuar ka qenë pjesë e kampionatit grek, ku është aktivizuar me skuadrën e Panelefsiniakos. Ai është aktivizuar në 16 ndeshje, herë si titullar dhe herë si zëvendësues, duke luajtur plot 1265 minuta, por nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.

Lojtari me kombësi ganeze mund të luajë si në qendër të sulmit, ashtu edhe në krahët e tij. Ai do të qëndrojë për disa ditë në provë dhe do të jetë stafi teknik që do të vendosë nëse do ta mbajë apo do ta largojë. Ndërkohë, drejtuesit vazhdojnë të jenë në kërkim të një portieri, i cili do t’i bashkëngjitet Gjonikajt.

Pasi nuk kanë rënë dakord me portierin vlonjat Halilaj, janë duke u shqyrtuar disa alternativa të tjera, por për momentin emrat nuk bëhen me dije, kjo edhe për shkak se nuk është arritur akordi. Gjithashtu po punohet me menaxherë të ndryshëm për të afruar elementë në ato pozicione ku skuadra ka nevojë. Kamza po ndërton një ekip që do të dijë të mbijetojë në elitë.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"