Një stadium me emrin Ronaldo, sulmuesi i Juventusit gati të bëhet legjendë e pavdekshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 15:45

Një stadium me emrin Ronaldo, sulmuesi i Juventusit gati të bëhet legjendë e pavdekshme

Kristiano Ronaldo është një idhull për të gjithë portugezët, për shkak të sukseseve që ai ka arritu në gjithë karrierën e tij.ronaldo

Me golin që shënoi ditën e djeshme kundër Luksenburgut, 34-vjeçari kapi shifrën e 700 golave në total, në të gjithë karrierën e tij futbollistike.

Karrierën e tij sulmuesi e nisi te Sporting Lisbona, klub të cilin ai nuk e harron kurrë, teksa gjithmonë flet mirë për këtë ekip. Tashmë drejtuesit e klubit portugez po mendojnë që ta bëjnë Ronaldon një legjendë të pavdekshme.

Sipas “Tuttosport”, tek Sportingu i Lisbonës po mendojnë që t’i vendosin emrin e lojtarit të Juventusit, stadiumit të tyre. Disa nga emrat janë “CR7 Arena”, “Cristiano Ronaldo Stadium” dhe ai që ka marrë pëlqimin e të gjithëve është emri “Jose Alvalde CR7”.

Stadiumi "Estádio José Alvalade".

Stadiumi “Estádio José Alvalade”.

Diçka të tillë e ka pranuar edhe presidenti i klubit portugez, i cili në një intervistë është shprehur: “Është një hipotezë të cilën po e mendojmë të gjithë, padyshim që ne do të ishim shumë krenarë nëse diçka e tillë ndodh.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"