Një shqiptar shtrin Bajernin, Nagelsman kërcënon titullarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 22:37

Një shqiptar shtrin Bajernin, Nagelsman kërcënon titullarët

Bajerni vazhdon të jetë një mollë e kal bur në Bundesligë. Derbi ndaj Augsburgut e vërtetoi edhe një herë se rekordmenët gjermanë kanë filluar të lëshojnë pe nga ajo nisje jashtëtokësorësh e javëve të para. Të besuarit e Julian Nagelsmanit u dorëzuan pa kushte në “Ausburg Arena”, e cila përkthehet në disfatën e parë mbas 7 javësh kampionat.

NAGELSMAN

Edhe pse Nagelsman i kishte idetë e qarta se fitorja pas tri barazimesh rresht në kampionat e kthente fitoren në detyrim, sërish objektivi i 3 pikëve mbeti në tentativë. Nuk ishte e thënë as këtë javë që yjet nga Mynihu të shuanin thatësirën me ndryshimin e stinëve, marrë në konsideratë edhe forcën e kundërshtarit.

Heroi i vendësve ishte me origjinë shqiptare. Fjala është për Mërgim Berishën. Mërgimi zotëron nënshtetësi gjermane, por emri i tij pasqyron rrënjë shqiptari. Minuta e 59-të do të ishte pika kulminante për t’i dhënë goditjen e parë dhe të vetme këtij takimi të vakët në lojë, gola, por jo në përcaktuesin e shënuesit dhe fitimin e ndeshjes. 24- vjeçari me origjinë shqiptare është i ri në Bundesligë, pasi ai vetëm në ditët e fundit të merkatos iu bashkua Augsburgut nga turqit e Fenerbahçes në formulë huazimi.

Nuk kishte se si tekniku i rekordmenëve gjermanë t’u shpëtonte kritikave nga mediat pas disfatës së parë sezonale. Edhe pse 35-vjeçari përpiqej të ruante lojtarët dhe veten pas humbjes, sërish iu dorëzuan presionit: “Të gjithë jemi dëshmitarë se lojtarët e mi vazhdojnë të shpërdorojnë përpara porte.

E sigurt është se pas kësaj ndeshjeje do të filloj t’i shikoj gjërat deri në detajin më të vogël taktik, nga ku dal në përfundimin se kushdo që dëshiron të jetë titullar duhet të bindë, përndryshe nuk ka justifikime. Është e katërta ndeshje që ne nuk marrim as gjysmën e asaj çka na është servirur para porte”. Ajo çka u dallua nga paraqitja e miqve nga Mynihu ishte momentet e fundit të takimit, ku Manuel Nojer rrezikoi portën e vendësve pas goditjes me kokë të ardhur nga një krosim nga këndorja, por për fatin e mirë të vendësve, homologu i 37- vjeçarit evitoi goli e barazimit. Nisur nga ky fakt, thumbat nuk munguan mbi temën e mungesës së 9-ës në majën e bavarezëve:

“E kuptoj se ku dëshironi të dilni, por do t’ju përgjigjëm shkurt: “Leva i përket së shkuarës, ne kemi Çupo Motin. Tashmë duhet ta hedhim vështrimin nga e ardhmja dhe të mësojmë nga gabimet që kemi zhvilluar javët e fundit në Bundesligë”, pohonte i nervozuar Juliani. Ai nuk ngurroi të përgëzonte ish-ekipin e tij si profesionist, gjithashtu edhe qytetin e lindjes:

“Urime Enerikos për fitoren, ata zhvilluan një ndeshje të mirë dhe në fund morën atë që deshën”, citoi ndër dhëmbë Nagelsman. Pas 7 javësh, kampionët në fuqi do të duhet të kënaqen me 12 pikë, 5 më pak se surpriza Union Berlin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"