Një organizim i çmendur me “play off” dhe “play out”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2020 | 13:18

Një organizim i çmendur me “play off” dhe “play out”

BESNIK DIZDARI

Besnik-Dizdari

Sot po nis ciklin e sh krimeve të temës që po e mbititulloj “të përmbysim këtë organizim!”. Është një cikël që pak a shumë e kam paralajmëruar. Në pamje të jashtme të duket sikur ky cikël me temën e përmbysjes së këtij organizimi të sotëm të kampionatit kombëtar të Republikës së Shqipërisë, madje edhe të kampionateve të kategorive më të ulëta, është thjesht një mendim vetjak (personal) i imi. Ju siguroj se nuk është kështu. Për këtë temë, që për mua “bulëzon” e pakta tash nja 10 vjet, kohët e fundit kam ndërmarrë jo pak takime po vetjake me njerëz të futbollit, me trajnerë, gazetarë apo lojtarë të vjetër dhe kam vërejtur se edhe ata janë të këtij mendimi. Pra, “të përmbysim këtë organizim”, që e ka mpakur kampionatin kombëtar të Shqipërisë, madje e ka denatyruar deri aty sa nuk shkon më, duke përjashtuar prej tij gjysmën e qyteteve më futbollistike të atdheut.

Them “atdheut” duke theksuar se kjo që ka ndodhur ka cenuar pikërisht zhvillimin atdhetar të futbollit tonë kombëtar. Dhe në gjithë këto shkrime të këtij cikli, “atdhetaria” dhe “atdheu” nuk do të mungojnë në asnjërin. Pa rreshtuar këtu listën e emrave të njerëzve të futbollit me të cilët jam takuar, po mjaftohem duke kujtuar këtu kërkesën që është bërë e pakta dy herë prej mbi 30 trajnerëve e presidentëve të klubeve të Shqipërisë për shtimin e skuadrave të kampionatit, kërkesa të botuara e të komentuara edhe prej redaksisë së kësaj gazete. Sidoqoftë, bëni një referendum kombëtar se ndoshta mund të keni shpresë t’i përmbysni sondazhet tona “vetjake”… Dhe e kujtoni se çka ndodhur? Ka ndodhur që sot e kësaj dite FSHF-ja nuk ka denjuar të bëjë as reagimin më të vogël, as të japë përgjigjen më të thjeshtë për “30-shen” e mësipërme, si për të dashur që të na bindte edhe një herë se kampionatin kombëtar të Shqipërisë ajo e ka krejt të sajin.

vllaznia beselidhja

Pra, jo të Shqipërisë, jo të popullit shqiptar, jo të qyteteve shqiptare. Por le të fillojmë. Shkrimin e sotëm e titullova “Një organizim ‘i çmendur’ me ‘play off’ dhe ‘play out'”. Vështroni tash se çka Një organizim i çmendur me “play off” dhe “play out” Qysh sot – cikli: “Të përmbysim këtë organizim!” ka ndodhur këto ditë, se çfarë ndeshjesh “fantazmagorike” janë zhvilluar në Shqipëri simbas një modeli që mbase duhet njoftuar edhe FIFA për të marrë edhe ajo një përvojë (eksperiencë) të llojit origjinal shqiptar:

FDFR

Nëse nuk më ka shpëtuar ndonjë, del se kemi plot 15 ndeshje “play off”-i dhe “play out”-i. Plot 15 ndeshje për ikje e mbetje, për ardhje e mosardhje, për zhdukje e moszhdukje, për jetesë e mosjetesë, çka i japin fotografisë së futbollit kombëtar pamjen e një lloj tërmeti jo të natyrës, por të mendimit të çorientuar të njeriut. Në një mënyrë ose një tjetër, thuajse të gjitha janë ndeshje krejt të panevojshme, artificiale, të pakulturë, të padije, të pambarim (plot 15 ndeshje), të shpejtuara e të paargumentuara për së mbari deri në absurd! Në krye të tyre qëndron marria e ndeshjes VllazniaBesëlidhja.

Thirrini sadopak logjikës: Vllaznia është renditur e 8-ta në kampionat, duke lënë mbrapa dy skuadra: Flamurtarin dhe Luftëtarin. Madje respektivisht me nga 31 e 32 pikë më pak se ato. Çka do të thotë se skuadra e Shkodrës është trefish mbi ta dhe në mënyrën më absolute nuk mund të marrë dënimin e përjashtimit si ato. Madje ka vetëm 7 pikë më pak nga skuadra që është renditur e 6-ta (Partizani 53). Ndërsa ti, mbasi ke nxjerrë 20 për qind të skuadrave në Kategorinë II (se II është), Flamurtarin e Vlorës dhe Luftëtarin e Gjirokastrës, kërkon të përjashtosh 30 për qind. Kjo do të thotë që nëse Vllaznia humbiste ndeshjen e vetme me Besëlidhjen, do të zbriste edhe ajo në Kategorinë II, ku janë Dinamo 18 herë kampione e Shqipërisë, Flamurtari i Vlorës dhe KS Elbasani – gjithashtu më parë kampione e fituese të Kupës së Shqipërisë. Pa harruar Luftëtarin e Gjirokastrës, Besën e Kavajës apo Tomorin e Beratit e deri KS Lushnjën!apolonia-lushnja

Ndërkaq, shihni se çka na thotë gjykimi i variantit tjetër: Ai që ka mend në krye, besoj se e kupton që normalisht është shumë e vështirë që Besëlidhja e Lezhës të fitonte në Shkodër, sepse jemi në fushën shkodrane. E ashtu ndodhi, teksa ajo humbi 1- 3. Atëherë, përse e shpike këtë ndeshje krejt artificiale, madje të vetme (pra jo me shkuarje e ardhje), kur logjika më elementare të thotë se është tejet e vështirë që lezhjanët të fitojnë në Shkodër? Cila pra qe ajo mendje fantastike që se ndërtoi këtë ndeshje që kahdo që ta marrësh, sa është qesharake, ndonëse për një çast, po aq mund të ishte edhe “tragjike”.

Them “tragjike”, nëse për një çast Lezha e Kategorisë II do të fitonte në Shkodër duke kërkuar të zhdukte prej kampionatit të Parë të Shqipërisë skuadrën që është ndër 8 më të mirat në Shqipëri, madje me plot 46 pikë të fituara… Ky pra është organizimi “i çmendur” i modelit shqiptar me “play off” dhe “play out”, i pa nevojë, i pakulturë, i padije. Më vonë, pra në shkrimet e tjera të ciklit tonë, do t’iu provojmë se të gjitha këto “play off”-e e “play out”-e mund të zhduken nga faqja e dheut. Çka do t’u japë organizimeve të futbollit në Shqipëri pamje serioze e me plot kulturë dhe doemos me plot atdhetari. Kaq për kësaj radhe. Durim pra!…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"