“Një nga idetë më qesharake të historisë së futbollit”, Klop del publikisht kundër kompeticionit të UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 20:57

“Një nga idetë më qesharake të historisë së futbollit”, Klop del publikisht kundër kompeticionit të UEFA-s

Trajneri i Liverpul, Jurgen Klop ka dalë publikisht kundër Ligës së Kombeve, duke e cilësuar kompeticionin si një lodhje të kotë për lojtarët.

jurgen klop

Gjermani ka theksuar se në kushtet e tanishme të futbollit ky kompeticion duket i tepërt dhe se do preferonte që UEFA të fitonte më shumë të ardhura nga finalja e Champions Ligës në mënyrë që të hiqte dorë nga Liga e Kombeve.

“Liga e Kombeve është një nga idetë më të qesharake në botën e futbollit.”

Lojtarët luajnë 70 ndeshje në sezon dhe janë të detyruar të marrin pjesë.

Do preferoja që UEFA të fitonte më shumë nga finalja e Championsit dhe të hiqte dorë nga kompeticioni.”, u shpreh Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"