Një mungesë e sigurt dhe një në dyshim, ja si pritet të luajë Vllaznia ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 12:40

Një mungesë e sigurt dhe një në dyshim, ja si pritet të luajë Vllaznia ndaj Laçit

Vllaznia do të ketë vetëm një mungesë të sigurt në takimin e sotëm ndaj Laçit, që do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.vllaznia

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Dajan Shehi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Ndërkohë, në dyshim është aktivizimi i mesfushorit Behar Ramadani.

Ky i fundit sakrifikoi në sfidën me Flamurtarin, por mbetet për t’u parë nëse do të hidhet edhe sot si titullar në fushë. Për Jonuzin rikthehet i gatshëm Ardit Krymi.

FOR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"