Një kosovar sfidon djalin e kriminelit Arkan në boks: Jam gati ta mund keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2019 | 21:53

Një kosovar sfidon djalin e kriminelit Arkan në boks: Jam gati ta mund keq

Më datë 31 gusht, sportdashësit e boksit mund të kenë rastin të shijojnë një ndeshje të madhe, e cila pritet të vërë përballë kosovarin Petrit Mazrekaj dhe serbin Veljiko Raznatoviç.

petrit mazrekaj vaaljiko raznatovic

Ky i fundit, të paktën duke parë mbiemrin, mund të nxisë disi humorin, por bëhet fjalë pikërisht për djalin e kriminelit serb të luftës, Zeljiko Raznatoviç, i njohur ndryshe si “Arkani” i frikshëm i Ballkanit. Më shumë sesa një ftesë e Mazrekajt, ka qenë Raznatoviç ai që e ka sfiduar boksierin tonë shqiptar, pasi ai ka dashur të marrë hak, për faktin se Petriti ka mposhtur keqazi së fundmi tre boksierë serbë.

Për këtë duel Petrit Mazrekaj ka folur në një prononcim për Radio-Televizionin e Kosovës, konkretisht në emisionin “Imazh”. “Personalisht nuk e njoh si kundërshtar djalin e Arkanit, por unë stërvitem çdo ditë dhe jam gati që ta tregoj veten në ring. Jam gjithashtu i bindur se këtë duel do ta fitoj unë. Edhe pse nuk jam personi që ka shumë qejf të merret me fjalë, jam që të gjithë bindjen time mbi fitoren e kësaj sfide do ta tregoj në ring.

Kam parë disi skedën e Raznatoviçit dhe ai është më i gjatë se unë në trup. Por unë kam një goditje të fortë, por edhe shumë komponentë të tjerë të cilët do të më afrojnë te fitorja, – shprehet Mazrekaj, i cili pasi pranon se prej disa ditësh po provokohet nga djali i ‘Arkanit’, garanton se ndeshja nuk do të zhvillohet në Beograd. – Do të gjejmë një vend neutral, ndoshta në Gjermani ose në Zvicër”. Për sa i përket boksierit kosovar, 28- vjeçari Mazrekaj numëron 17 fitore në karrierë, 13 prej të cilave i ka me nokaut.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"