Një francez e ka me Mylerin: Është mizerabël prej pesë vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 12:25

Një francez e ka me Mylerin: Është mizerabël prej pesë vitesh

Ish-kampioni i botës me Francën në 1998, Kristof Dugari, ka hedhur fjalë të rënda në drejtim të lojtarëve të Gjermanisë dhe në veçanti për Tomas Myler. Sipas Dugarisë, Myler është në një formë jo të mirë prej 5 vitesh dhe kjo është vënë re edhe në ndeshjet me Bajernin.

MV5BMWE3NWJmMzAtMDk2OC00Y2Y5LTkyMzItNDQ0MzVjZTc3YmQzXkEyXkFqcGdeQXVyMjUyNDk2ODc@._V1_SY1000_SX885_AL_

“Gjermania nuk ka më kualitet, lojtarë si Humels, Boateng dhe Myler janë shumë larg formës së tyre. Humels dhe Boateng duken sikur kanë këmbë prej druri dhe duken shumë të ngathët. Sigurisht që ata kanë dhënë shumë në të kaluarën dhe kjo i ka mbajtur edhe tani në majat e futbollit gjerman, por forma e tyre është shumë e dobët. Myler ka pesë sezone që është në një gjendje miserabël me kombëtaren dhe Bajernin”, u shpreh Dugari për “Radio Montekarlo”.

Skuadra e Gjermanisë nuk po kalon një moment pozitiv dhe kjo u pa edhe në ndeshjen kundër Holandës ku ata humbën me rezultatin 3-0 në Amsterdam. Në një gjendje jo të mirë është edhe Bajerni i Mynihut ku këta tre lojtarë luajnë së bashku. Ndoshta ka ardhur koha që lojtarë të largohen nga kombëtarja, duke u lënë vend të rinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"