Një balerin dhe një këngëtar i stonuar, Italia bëhet gati për Bosnjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 11:34

Një balerin dhe një këngëtar i stonuar, Italia bëhet gati për Bosnjen

Kombëtarja e Italisë e ka prerë biletën për të qenë protagoniste në Europianin 2020, prandaj në dy ndeshjet e radhës, transfertën kundër Bosnjë-Hercegovinës dhe duelin me Lihtenshteinin, trajneri Roberto Mançini ka dashur që të afrojë në grupin e “Axurrëve” edhe tri prej zbulimeve të deritanishme në Serinë A, si mbrojtësin e Breshas, Andres Çistanën, mesfushorin e Fiorentinës, Gaetano Kastrovilin dhe sulmuesin e Bolonjës, Rikardo Orsolini.

dfdf

Dhe për të treguar që Italia është rikthyer që të jetë e frikshme për rivalët, por edhe shumë e bashkuar si grup, kanë menduar më të vjetrit e përfaqësueses për t’u bërë një surprizë të bukur tre debutuesve. “Të jem këtu është një ëndërr e madhe. Të gjithë fëmijët që duan të bëhen futbollistë ëndërrojnë të veshin një ditë bluzën e kombëtares së vendit të tyre dhe më pas të jenë protagonistë në një Europian apo një Botëror.

Prandaj, pasi trajneri ma bëri këtë dhuratë, unë do të bëj të pamundurën që ta bind dhe ta vë në vështirësi që të më japë një shans edhe mua. Si më pritën shokët? Më detyruan që të bëja një balet sensual… Isha i detyruar, ndryshe s’do të më linin të ulesha në tavolinë”, u shpreh për gazetarët mesfushori i Fiorentinës, Gaetano Kastrovili. Ndërkohë, për mediat foli edhe mbrojtësi i Breshas, Çistana: “I paralajmërova të gjithë, jam një këngëtar i stonuar, por askush nuk më dëgjoi. Megjithatë, m’u desh ta bëja për t’u prezantuar, – deklaron duke qeshur Çistana. – Është bukur, fantastike të jesh pjesë e Italisë dhe shpresoj që të kem edhe disa minuta për të debutuar me këtë fanellë”.

riccardo-orsolini-fc-bologna-1561008176-23085

Ndërkohë, serioz dhe i hekurt Rikardo Orsolini: “Unë kam ardhur këtu për të fituar më shpesh me bluzën e Italisë, ndaj as nuk pranova të kërceja dhe të këndoja. E dinë për mua që jam një tip i fortë, por këtu te Italia duhet të më kenë frikë jo vetëm për karakterin, por edhe për cilësitë e mia”, u shpreh duke qeshur në fund edhe sulmuesi i Bolonjës, përpara se të përshëndesnin median e pranishme.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"