Nis sot Kategoria e Tretë, ja skuadrat, kalendari dhe rregullorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2016 | 12:04

Nis sot Kategoria e Tretë, ja skuadrat, kalendari dhe rregullorja

Rikthehet Kategoria e Tretë. Kampionati i nivelit të katërt dhe më minimal i futbollit në Shqipëri do të startojë sot edicionin e tij të tetë. Në sezonin 2016-’17 do të marrin pjesë 10 skuadra: FC Klosi (skuadër e Bashkisë Klos), Shkëndija e Tiranës (Mjeshtëria “Loro Boriçi”), KF Spartaku i Tiranës, Termi FC i Tiranës, Zoja e Këshillit të Mirë e Tiranës (Universitet), Akademia AS e Shkodrës, KF Mirdita, FC Internacional Tirana, KF Sopoti B (Librazhd) dhe KF Flamurtari B (Vlorë).

skenderbeu b

Kampionët e sezonit të shkuar të Kategorisë së Tretë, Skënderbeu B

Të gjitha këto skuadra do të jenë në një grup të vetëm dhe të gjitha ndeshjet do të luhen në Kamzë pranë Qendrës Stërvitore të ekipeve kombëtare.

Rregullorja

Kampionati do të zhvillohet me dy faza (vajtje-ardhje), të cilat do të zhvillojnë gjithsej, 90 ndeshje (18 javë nga 5 ndeshje). Dy ekipet e renditura të para, nëse do të plotësojnë kriteret e licencimit të fushave dhe kushteve që duhen për të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë, do të kenë fatin të kalojnë nga një kampionat i skuadrave amatore në atë të së Dytës që është një kampionat profesionist.

Kryeorganizatori i këtij kampionati, Millan Baçi, për “Panorama Sport” shprehet: “Kampionati i Kategorisë së Tretë është një veprimtari futbollistike që përfshin skuadra amatore të porsa krijuara ose dhe ekipe B, të klubeve profesioniste. Qëllimi i këtij kampionati është afirmimi i klubeve të reja, si dhe furnizimi me ekipe për kampionatin e Kategorisë së Dytë.

Por, e rëndësishme është masivizimi në mbarë spektrin jo profesionist në Shqipëri, për t’u dhënë mundësinë edhe ekipeve private e njësive të ndryshme administrative, si dhe akademive të reja të futbollit. Edhe pse ka pasur njëfarë tkurrje ekipesh këtë sezon, kjo ka ardhur se organizimi i ri i ndarjes së re territoriale dhe administrative bëri që të shkrihen shumë komuna dhe buxheti për qendrat e reja administrative është më i pakët dhe nuk mbulon shpenzimet e skuadrave që përfaqësonin ekipet e komunave.

Uroj një fillim të mbarë gjatë këtij sezoni dhe mendoj se çdo gjë do të shkojë mbarë e bukur pasi kemi marrë të gjitha masat organizative. Të gjitha ndeshjet do të luhen në QKS në Kamzë, çdo të mërkurë dhe të enjte e në raste të veçanta mund të shtrihet dhe në ditë të tjera.

Sigurisht, skuadra fituese e këtij sezoni dhe skuadra e dytë në renditje do të kenë mundësinë për ngjitje në Kategorinë e Dytë, nëse ata do të plotësojnë kriteret e kërkuara për atë ligë siç është licencimi i fushës dhe detyrimet e FSHF-së”, deklaroi Millan Baçi në prononcimin e tij për gazetën.

kalendari kategoria e 3
kalendari kategoria e 3.
kalendari kategoria e 3..
kalendari kategoria e 3...
kalendari kategoria e 3....
kalendari kategoria e 3.....
kalendari kategoria e 3......
kalendari kategoria e 3.......
kalendari kategoria e 3........
kalendari kategoria e 3.........

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"