Nicën e çmend arbitri: Bëjani Kridens Metës intervistën e ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2017 | 11:15

Nicën e çmend arbitri: Bëjani Kridens Metës intervistën e ndeshjes

“Pyesni Kridens Metën për ndeshjen, bëjani atij intervistën”. Stavri Nica ka qenë shumë i zhgënjyer me gjyqtarin kryesor të takimit Kukësi-Laçi, teksa pas ndeshjes nuk ka pranuar të dalë para kamerave të “Supersport” për intervistën e zakonshme. Nica ka ironizuar me arbitrin, duke i thënë gazetarit Ylli Aga se mund të shkonte të pyeste Metën për atë që ndodhi në ndeshjen e djeshme.

Nica-Stavri

I rikthyer për herë të shtatë te Laçi si trajner, dje Nica e nisi me humbje në transfertë kundër kryesuesve të kampionatit. Javën e ardhshme skuadra kurbinase pret Luftëtarin e vendit të katërt, teksa trajneri durrsak shpreson që të marrë fitoren e parë në drejtimin e skuadrës për këtë sezon. Tashmë misioni është mbijetesa dhe ndoshta për Nicën ky është momenti më i vështirë që kur ka drejtuar për herë të parë Laçin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"