Nica ka rezerva për afrimet: Disa lojtarë s’po bindin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2017 | 10:15

Nica ka rezerva për afrimet: Disa lojtarë s’po bindin

Trajneri i Laçit, Stavri Nica, ka mbetur gjysmë i kënaqur nga miqësorja e fundit me Lushnjën, që përfundoi në barazim pa gola në stadiumin “Roza Haxhiu”, pasi disa prej lojtarëve në provë nuk kanë bindur.

laci liria

“Kjo është java e katërt e përgatitjeve dhe një periudhë thjesht për të menaxhuar dhe për të afruar lojtarë. Duam futbollistë që të krijojnë bazën për sezonin. Shoh shenja normalisht jo të mira. Gjithashtu, shikoj edhe lojtarë që kanë luajtur me ekipet Kombëtare dhe kanë shumë probleme. I kam testuar në fushë dhe nuk më rezultojnë me një bazë që duhet të ketë futbollisti. Ne shohim probleme me lojtarët që vijnë nga poshtë”, ka thënë fillimisht Nica.

nica

Kërkesa e trajnerit është pa dyshim afrimi i lojtarëve cilësorë, të cilët do të bënin diferencën në skuadër. Aktualisht, Laçi e ka shumë të nevojshme afrimin e një mbrojtësi të djathtë pas largimit të Drilon Musajt. “Lojtarët e vjetër ne i kemi me pikatore. Na duhen futbollistë cilësorë, sepse kampionati është shumë i vështirë. Megjithatë, shoh shenja pozitive dhe kjo na jep shpresë për të ardhmen”, përfundoi trajneri Nica.

Kujtojmë që deri tani bardhezinjtë kanë afruar emra si: Kallaku, Vatnikaj dhe Ejoh. Nga ana tjetër, pas përfundimit të sezonit 2016-2017, janë larguar: Nyameke, Mensah, Zhunior, Lulaj, Musaj, Nika, Vata dhe Çelhaka.

A.Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"