Ngushtohet lista, dy emra për stolin e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2018 | 11:02

Ngushtohet lista, dy emra për stolin e Vllaznisë

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi dhe stafi i saj po bëjnë edhe përzgjedhjen për të zgjedhur trajnerin për sezonin e ri. Pas daljes në skenë të shumë emrave, duket se tashmë lista është reduktuar. Edi Martini dhe Elvis Kraja, me sa mësohet, janë dy nga kandidaturat që mund të marrin drejtimin e skuadrës.

kraja vllaznia

Ish- sulmuesi i mirënjohur dhe njëherësh ish-tekniku i kësaj skuadre para disa vitesh, është kandidatura kryesore për marrjen e drejtimit të klubit. Ndërsa jo më pas qëndron edhe emri i teknikut që e drejtoi ekipin në dy javët e fundit të kampionatit, Elvis Kraja.

140518_VLLAZNIA-_19_16

Ky i fundit drejtoi Vllazninë B në sezonin e kaluar ku sportivisht arriti ta mbante në Kategorinë e Parë. Tani do të jenë drejtuesit e klubit që do të vendosin se kush do të jetë numri një i pankinës për sezonin e ri. Pa diskutim, kushdo që të ulet në krye të stolit të skuadrës shkodrane, synimi i vetëm do të jetë që ta rikthejë ekipin në Superiore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"