Ngushëlloi Nejmarin pasi e mposhti në finale, Alaba: Më befasoi atë natë, ne i duam lojtarë si ai

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2020 | 23:00

Ngushëlloi Nejmarin pasi e mposhti në finale, Alaba: Më befasoi atë natë, ne i duam lojtarë si ai

Ishte një nga skenat më të mëdha pas finales së Champions-it midis Bajernit dhe Parisit. Pas vërshëllimës së fundit nga arbitri i ndeshjes, David Alaba nuk feston për fitimin e trofeut, por shkon menjëherë te braziliani Nejmar për ta ngushëlluar. Austriaku u mundua të qetësonte yllin e Parisit që kishte shpërthyer në lot. Për “Bild”, Alaba tregoi për momentin që shkoi të përqafonte Nejmar.
89dffccc721c4d4d89616d2e5ead0622-89dffccc721c4d4d89616d2e5ead0622-91876b8ef4884dd5bb839121c9c98043-58eda
“Ai ishte shumë i prekur. Mendoj se është një lojtar që ka shumë presion mbi shpatulla. Tifozët dhe klubi presin shumë prej tij, nuk mund të jetë ndryshe nëse je nga më të mirët”, tha austriaku. “Më ka befasuar gjithmonë, edhe atë ditë, pas humbjes në Champions dhe pas lotëve, ai gjeti kohë edhe për një buzëqeshje. Kjo është shumë e rëndësishme, të gjithë i dashurojmë këta lloj lojtarësh”.
23774170-manuel-neuer-2uOLkF2DWha6
Nejmar ishte një nga lojtarët që mund të bënte diferencën në finalen e Champions-it ndaj Bajernit. Por në fund ishin gjermanët ata që fituan me rezultatin 1-0 falë golit të Kingslei Komanit. Ndërkohë, rastet për shënim nuk munguan nga skuadra e Parisit. Nojer ndali në disa momente si Nejmarin dhe Mbapenë. Ndërkohë, Alaba nuk harroi të komentonte edhe fitoren e trofeut, që e kishte ëndërruar prej shumë kohësh.
EQbuJ0oXkAACsBd
“Ishte një ndjesi e jashtëzakonshme. Është e vështirë ta përshkruash me fjalë. Jemi të gjithë shumë të lumtur për atë arritje”, tha Alaba që nuk harroi të falënderonte edhe trajnerin Hansi Flik. “Ai është një trajner i jashtëzakonshëm. Si njeri dhe si profesionist. Ne (lojtarët e Bajernit) i jemi shumë falënderues. Ai na ka dhënë shumë në këtë sezon”, përfundoi mbrojtësi i skuadrës kampione të Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"