Ngjarjet e shëmtuara në Superligë, shpërthen ish-kapiteni i Kosovës: Të mos tolerohen “aktorët” që po e prishin imazhin e futbollit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 23:16

Ngjarjet e shëmtuara në Superligë, shpërthen ish-kapiteni i Kosovës: Të mos tolerohen “aktorët” që po e prishin imazhin e futbollit 

Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, i quajti të turpshme pamjet e ndeshjes Ferizaj-Dukagjini, ku u duk qartasi që Dukagjini i hapi portën Ferizajt, për të shpëtuar nga rënia direkt. Ndërkohë sipas Rashkajt, tendencat për trukime janë të patolerueshme dhe të dënueshme. 

rashkaj

Ai deklaroi në “Sportin Total” në KTV se në këtë mënyrë, futbolli kosovar nuk ecën përpara dhe nuk përçohen mesazhe të mira për të rinjtë që duan të merren me këtë sport. 

“Të vjen keq kur i sheh disa skena që janë të dyshimta shumë. Mendoj që ata që e mendojnë në këtë mënyrë futbolli të shkojë përpara, e kanë gabim. Futbolli është shumë domethënës për shumë kënd, sidomos për gjeneratat e reja që vijnë. S’është në pyetje një lojë, është më e madhe për të ardhmen e futbollit, për rininë. Çfarë sinjale iu dërgojmë atyre, është e papranueshme prej publikut, tifozët, duam stadiumet të mbushen, e ndodhin kësi gjëra të dyshimta”, tha ai. 

Sipas Rashkajt, veprimet e tilla ndikojnë shumë edhe për të ardhmen e futbollit kosovar, derisa tha se këto nuk mbesin pa u komentuar edhe nga vendet evropiane. 

“Këtu ka një ngecje të madhe pasi mendoj se ka njerëz që shohin futbollin në tjetër aspekt dhe vijnë në kësi kalkulime që një njeri që e di futbollin, nuk merr kësi hapa. Këtu është problemi brenda futbollit, duhet të koordinohet, të ketë njerëz profesionalë, Imazhi i Kosovës në Evropë dëmtohet, flitet dhe shohim reagime të shumta edhe në rajonin tonë.

Kur flasim me njerëz të ndryshëm, ka mendime jopozitive për ligën tonë. Për shumë njerëz që kanë lënë aty,mund e para të mëdha…të dalin disa aktorë e të bëjnë kësi, të prishin imazhin e futbollit nuk bën të tolerohet. Nuk dua t’i fajësoj të gjithë sepse ndoshta klubet duhet të organizohen më mirë”, shtoi ai. 

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Çmenduri në Superligën e Kosovës! Gol i toleruar në minutën e 105-të, skuadra e Ferizajt shpëton nga rënia direkt 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"