Nga Tirana, te Partizani! “Dr. Majku” vishet i kuq në sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2021 | 20:19

Nga Tirana, te Partizani! “Dr. Majku” vishet i kuq në sezonin e ri

Ekipet e Superligës së basketbollit të meshkujve kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri që pritet të startojë në javën e parë të tetorit. Skuadrat kanë nisur gjithashtu të bëjnë edhe lëvizjet e para në merkato. Partizani e ka hapur merkaton me një goditje brenda kryeqytetit, teksa ka firmosur me organizatorin e Tiranës, Majk Vaqarrin.

VAQARRI

Një afrim shumë i vlefshëm për “demat”, që do të kenë më shumë fantazi në lojën e tyre, si dhe një armë plus në gjuajtjet për 3 pikë, të cilat janë një ndër pikat e forta të “Dr.” Majkut. Vaqarri, i dalë nga Tirana, për shumë vite ka kontribuar për ngjyrat bardheblu, ndërsa tashmë kalon në “sondën” tjetër të kryeqytetit te 33-herë kampionët e Shqipërisë, në radhët e rivalëve të Partizanit.

27-vjeçari është bashkuar me skuadrën e tij të re, duke nisur punën nën drejtimin e trajnerit Erdal Borova, teksa “demat” prej më shumë se një javë po stërviten intensivisht në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Partizani, siç dihet është skuadra më e titulluar e basketbollit shqiptar, por të kuqtë në dekadat e fundit kanë qenë në vështirësi të mëdha dhe në luftë për ekzistencë. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, nën drejtimin e trajnerit të ndjerë, Arben Fagu, ekipi kryeqytetas ka pasur një rritje të ndjeshme në rezultate, duke rivalizuar me skuadrat pretendente për titullin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"