Nga penalltia e humbur e Nuabuezes te përballja Partizani-Vllaznia, Duro: Mazrekaj futbollisti më i mirë në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2021 | 16:05

Nga penalltia e humbur e Nuabuezes te përballja Partizani-Vllaznia, Duro: Mazrekaj futbollisti më i mirë në Shqipëri

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, u shpreh tepër i lumtur për fitoren që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Teutës, falë golit të Mazrekajt. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku kryeqytetas u shpreh:

bandicam 2021-01-31 16-02-11-991

Fitorja ndaj Teutës- Kampionati është i vështirë. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vetë. Janë gabime barazimi i Skënderbeut dhe humbja ndaj Apolonisë. Një fitore shumë e rëndësishme ndaj një skuadër kompakte si Teuta. Skuadra jonë tregoi vlerat e saj. Çdo ekip duhet respektuar që të fitosh ndeshjen. Duhet përqendrim. Po shikojmë edhe në Europë që skuadra të mëdha eliminohen nga skuadrat e kategorisë së dytë.

Mazrekajt nuk ia kam gjetur telat unë. Në qoftë se do të vazhdonim bashkë te Partizanin, do të kishte një karrierë të shkëlqyer. Por përfundoi në nivele të ulta në Kosovë. Është lojtari më i mirë në Shqipëri. Është futbollist që jep maksimumin dhe ka vlera të mëdha. Kostoja e transferimit te Laçi ishte u ulët, jo si Seferi dhe Bregu.

Kjo fitore ishte e rëndësishme, konfirmon situatën tonë. Do të vazhdojmë ndeshje për ndeshje. Është shumë shumë e vështirë për t’i rikuperuar pikët që Vllaznia ka marrë në fillim. Kam besim që edhe sot Vllaznia do të jetë një kundërshtar shumë i fortë për Partizanin.

Penalltia- Kur kam qenë te Partizani penalltitë i godiste Mazrekaj. Kurse te Laçi të gjitha i ka goditur Nuabueze. Javën që kaloi shënoi me Skënderbeun. Penallti ka edhe fajin. Mbas 2 penalltive të humbura, i humbet e drejta për të goditur. Unë nuk kisha faj, sepse deri tani ai i kishte goditur penalltitë.

Situata me Nubuezen dhe problemi i Mazrekajt te Partizani- Unë jam një trajner që nuk merrem me problemet personale të futbollistit. Nëse jep rendiment në lojë, nuk më interesojnë të tjerat. Kur isha te Partizani qe lojtari më i mirë. Stërvitet rregullisht dhe shënon.

Kjo më intereson. Shokët e duan shumë. Nuabueze është ndeshja e dytë që luan në formacion me mua. Në të 2 ndeshjet ka qenë shumë pozitiv duke pasur parasysh mungesat. Është lojtar me autoritet që e mban kundërshtarin në tension. Nuk vlerësohet lojtari nga një penallti e humbur. Nuk më interesojnë ndeshjet e tjera, më intereson vetëm Laçi”, u shpreh Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"