Nga ngecja e autobusit tek i ftohti që “ngujoi” tifozët në… kafene/ Ja pikantet e ndeshjes Partizani-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 21:10

Nga ngecja e autobusit tek i ftohti që “ngujoi” tifozët në… kafene/ Ja pikantet e ndeshjes Partizani-Laçi

“Panorama Sport” ju sjell momentet pikante të ndeshjes Partizani-Laçi.

part

*Një gabim i minutave të fundit në dokumentacion ka bërë qëafrimi i fundit i merkatos së Partizani, Remzifaik Selmani, tashohë këtë ndeshje nga tribuna. Ai nuk ishte regjistruar dot për këtë sfidë dhe Kolela nuk pati shansin ta aktivizojë. Nga ndeshja e radhës sulmuesi pritet të jetë i gatshëm, pasi është në kushtet e duhura fizike.

*Edhe Saliu Sembene e pa këtë ndeshje nga tribuna, teksa nukdihet arsyeja, pasi mbrojtësi nuk ka pësuar ndonjë dëmtim sëfundmi. Në stol i vetmi qendërmbrojtës ishte Havales.

*Jemi në ditët më të ftohta të vitit dhe kjo ishte arsyeja kryesore përse tifozët ishin me “pikatore” në këtë ndeshje. Në stadiumin e të kuqve nuk ishin më shumë se 400 të pranishëm, teksa pas golit të Shkurtajt nisën të pakësoheshin.

*Në tribunën VIP të Partizanit ishin ulur edhe gjashtë skautë të ftuar nga klubi i kuq. Të gjithë ata u pajisën me protokollin,teksa mbetet të shihet nëse kanë arritur të pikasin ndonjë lojtar.

*Për shkak të të ftohtit ata që ishin të pajisur me një biletë në tribunën VIP nuk e panë ndeshjen në ulëset e dedikuara, por në kafenenë e stadiumit.

*Në tribunën e tifozëve të Laçit kishin mbërritur rreth 20 tifozë, që ishin mjaft aktivë dhe në disa momente ishin vetëm thirrjet e tyre që dëgjoheshin në stadium.

*Një top shqelmohet nga një prej lojtarëve të Partizanit dhekalon gjithë rrethimin e stadiumit, për të përfunduar në banesat pranë impiantit. Dhuratë bujare!

*Asistenti i parë i arbitrit Andi Koçi, Delin Kasa, gjykoi dje ndeshjen e parë në Kategorinë Superiore dhe ia doli me sukses, megjithëse nuk pati shumë punë.

*Zyrtari i klubit të Tiranës, njëkohësisht ish-sulmuesi i bardhebluve, Grent Halili, ishte ditën e djeshme i pranishëm në ambientet e stadiumit për të ndjekur këtë sfidë. Me siguri është larguar i lumtur, pasi tashmë diferenca me të kuqtë shkon në 6 pikë.

*Engjëll Hoti, i zëvendësuar nga Bruno Telushi në minutën e 76-të, duket qartësisht i nervozuar në mimikën e tij, teksa shkon menjëherë në dhomat e zhveshjes, pa u ulur në stol pas daljes nga loja.

*Gentian Selmani tregohet dinak në një moment të lojës. Në një dyluftim me një prej të kuqve, ai largon topin jashtë vijës anësore dhe më pas shtrihet në tokë duke aktruar si i dëmtuar, përt’i hequr mundësinë Hadrojt që të kryejë rivënien në mënyrë të menjëhershme dhe të gjejë portën e boshatisur.

*Rruga për në stadiumin e Partizanit nuk është rregulluar, përshkak se në kompleks po punohet ende. Autobusi i Laçit has vështirësi gjatë largimit, për shkak të një pjese të ngushtë të rrugës. Fatmirësisht gjithçka zgjidhet shpejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"