Nga kriza në pretendentë për fitimin e Botërorit, 10 etapat e Tites te Brazili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 21:21

Nga kriza në pretendentë për fitimin e Botërorit, 10 etapat e Tites te Brazili

1. Fillimi- Në ndeshjen e parë nën udhëheqjen e Tites, Brazili ishte në vendin e gjashtë të kualifikueses dhe thuajse jashtë zonës që të dërgonte në Rusi. U luajt kundër Ekuadorit dhe ai i besoi Zhezusit në sulm dhe fitoi 3-0.

brazili

2. Frika- Nuk faleshin hapat fals dhe në ndeshjen e dytë Brazili kaloi i pari në avantazh, por më vonë u barazua. Nejmar bëri heroin dhe i dha sërish fitoren trajnerit.

3. Dominimi- Ndeshja që shërbeu për të ngritur moralin ishte ajo ndaj Argjentinës në Minierao. Ekipi fitoi 3-0 dhe nisi të udhëhiqte eliminatoret.

4. Monumental- Në Uruguai një tjetër ndeshje perfekte e të besuarve të trajnerit. Paulinjo shënon 3 gola dhe fiton 4-1 ndaj Uruguait, duke shfaqur forcën e vërtetë dhe duke poshtëruar rivalët.

5. Kualifikimi- Biletën për në Kupën e Botës, brazilianët e prenë në “Korinthias Arena” ku në Sao Paolo arritën të fitonin 3-0 kundër Paraguait. Por, kualifikimi u sigurua, pasi të tjerët u ndalën.

6. Humbja- Por për të pasur formë dhe vazhdimësi, Brazili bëri edhe ndeshje miqësore. Dy të tilla në Australi. E para kundër Argjentinës, ku kishte shumë mungesa dhe duke lënë pushim Nejmarin. Brazili pati shanse, por fitoi Argjentina. Humbja e parë e Tites. Tiago Silva e mbajti shiritin për herë të parë.

7. Fundi- Fushata kualifikuese përfundoi me fitoren 3- 0 kundër Kilit duke i lënë jashtë Botërorit këta të fundit. Brazili i pamposhtur që në ndeshjet zyrtare.

8. Linjë me 5- Në fundin e vitit 2017, Brazili luajti miqësore edhe kundër një ekipi europian. Ishte Anglia, që luante me 5 mbrojtës dhe shërbeu si një test i mirë. Doli 0-0, por ai mbajti shënime…

9. Gjermania- Sfida kundër Gjermanisë shërbeu për të larguar fantazmat, edhe pse ishte thjesht një 1-0 në miqësore. Por, ekipi tregoi se dinte të vuante.

10. Gati- Kundër Austrisë ekipi tregoi se është gati dhe fitoi 3-0. Për më tepër kishte mundur edhe Kroacinë me rezultatin 2-0, duke u konfirmuar një skuadër pretendente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"