Nga humori me dy afrikanë tek gjashtë tifozët fanatikë, ja pikantet e sfidës Egnatia-Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 14:39

Nga humori me dy afrikanë tek gjashtë tifozët fanatikë, ja pikantet e sfidës Egnatia-Kukësi

“Fair play”, humor, por edhe “xixa” në fushë. Ndeshja Egnatia-Kukësi pati një shifër deri diku të kënaqshme tifozësh, duke pasur parasysh se bëhej fjalë për një ditë zyrtare pune dhe orari 13:00 nuk ishte i përshtatshëm. “Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante.

Collage Maker-27-Jan-2023-02.37-PM

* Në minutën e 66-të, mesfushori i Kukësit, Daniel Momoh, u dëmtua dhe në vend të tij u aktivizua serbi Delimedjac. Mirëpo, për të dalë nga fusha, nigeriani priste barelën, pasi po çalonte dhe e kishte të pamundur. Duke qenë se barela u vonua, sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena, kërkoi të ndihmonte kundërshtarin, duke e marrë në krah deri në vijën anësore. Për disa sekonda ai e mbajti në kurriz futbollistin e Kukësit, por më pas gjyqtari Xhaja e urdhëroi që të dalë nga fusha vetë. Pavarësisht sinjalizimit të arbitrit, barela nuk erdhi.

* Në minutën e 58-të, sulmuesi i Kukësit, Gabriel Barbosa, u pa i acaruar me mbrojtësin e majtë, Ndreca, pasi ky i fundit në një aksion premtues zgjodhi të gjuante vetë, duke mos pasuar te braziliani.

* Në sektorin mik të tifozëve kishte vetëm 6 ultras të Kukësit, të cilët me shalle dhe flamuj, u munduan të mbështesnin ekipin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"