Nga Higuain e Torres te mesfushorë e mbrojtës, Lukaku “kurbani” i fundit i mallkimit të numrit 9 te Çelsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 19:53

Nga Higuain e Torres te mesfushorë e mbrojtës, Lukaku “kurbani” i fundit i mallkimit të numrit 9 te Çelsi

Romelu Lukaku ishte vetëm i radhës në një listë të gjatë lojtarësh që nuk ia dolën të ishin të suksesshëm në Londrën blu me fanellën numër 9, edhe pse anglezët shpresojnë të jetë i fundit.

celsi 9

Në mijëvjeçarin e ri, Çelsi nuk ka arritur dot të gjejë njeriun e duhur për t’i besuar këtë numër simbol të sulmit, por që klubi për të prishur atë që është kthyer në mallkim, ka provuar t’ia besojë edhe një mbrojtësi e një mesfushori, por pa rezultat. Kanë qenë plot 10 “kurbanët” e këtij numri në këto dy dekada.

KRIS SATËN – Pasi ishte shpallur kampion me Blekbërnin u transferua në Londër në sezonin 1999- 2000, por arriti ta shkundte rrjetën me 3 gola në 39 sfida. Një vit më vonë rigjen shkëlqimin te Sëlltiku.

suton

MATEA KEZHMAN – Serbi iu bashkua Çelsit në sezonin 2004- 2005 kur këta fituan kampionatin e parë të tyre, që pa dyshim nuk ishte meritë e sulmuesit serb, i cili shënoi vetëm 4 gola në 25 ndeshje.

kezman

KALID BULARUZH – Eksperimenti për t’i dhënë një mbrojtësi numrin 9 në 2006-2007, ndoshta për të thyer tabunë nuk rezultoi i suksesshëm, pasi paraqitjet e holandezit pas 20 ndeshjeve lanë për të dëshiruar.

Boulahrouz

STIV SIDUELL – Në 2007-2008, ishte mesfushori tentativa e radhës për të thyer mallkimin, por ish-i i Arsenalit ishte një dështim dhe në eksperiencën e tij blu luajti 25 ndeshje.

siduell

FRANKO DI SANTO – I riu argjentinas premtonte shumë, por bëri vetëm 16 paraqitje të dobëta në sezonin 2008-2009.

di santo

FERNANDO TORRES – Shumë mund të thonë se 60 milionë eurot e paguara për spanjollin, ia vlejtën nëse kujtojnë golin e shënuar nga Torres kundër Barcelonës që u dhuroi finalen e më pas trofeun e Champions League, por në Londër “El Ninjo” nuk arriti asnjëherë të jepte maksimumin e tij duke gjetur 45 gola në 172 ndeshje.

torres

RADAMEL FALKAO – Në 2015- 2016, kolumbiani ishte një bast pas sezonit të shëmtuar me Mançester Juanjtidin, që u pasua nga një i tillë edhe me Çelsin me vetëm 1 gol në 12 ndeshje.

falkao

ALVARO MORATA – 72 milionë euro për spanjollin në 2017 ishin një investim i çuar dëm. Alvaro provoi të ndërronte edhe fanellën në atë me numër 29, por e mbylli me 15 rrjeta në 48 ndeshje.

morata

GONZALO HIGUAIN – Nën urdhrat e Sarrit në Napoli shkëlqeu, por nuk i ndodhi e njëjta gjë në Londër ku në 2018-2019, po nën urdhrat e trajnerit, në 19 ndeshje realizoi 5 gola.

higuain

ROMELU LUKAKU – Numri 9 i fundit blu ishte një zhgënjim. Vetëm 15 gola në 44 ndeshje dhe prezantim që la për të dëshiruar, belgu po rikthehet në Milano me bisht ndër shalë me qëllimin për të rigjetur veten. Numri 9 tani në Londër është i lirë, por ngelet ende për t’u parë kush do të dalë vullnetar për të, për t’u bërë pika e kthesës e historisë apo për të qenë kurbani i radhës.

lukaku

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"