Nga goli më i veçantë te skuadra më e mirë shqiptare, rrëfim 360 gradë i Hamdi Salihit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 12:17

Nga goli më i veçantë te skuadra më e mirë shqiptare, rrëfim 360 gradë i Hamdi Salihit

Bomberi shkodran, Hamdi Salihi, gjeti rrugën e rrjetës në kampionatin austriak pas afro 2 muajsh. Mosha për Salihin është thjesht një shifër, teksa dëshira për të shënuar mbetet gjithmonë e njëjtë.

hamdi-salihi-lidhje-skype-me-tv

34-vjeçari foli mbrëmjen nga Austria për emisionin “Zona Gol” në Superport”, duke bërë një rrëfim 360 gradë.  Salihi zgjodhi Tiranën e sezonit 2006-2007 si skuadrën më të formuar të Kategorisë Superiore ku ai është aktivizuar. Ndërkohë që për sa i përket golit më të bukur në karrierë, shkodrani ka zgjedhur atë kundër Norvegjisë.

Viti i fundit si futbollist dhe e ardhmja në staf…

“Në ditët e sotme, duhet të kesh një motiv shumë të madh që të stërvitesh fort e të japësh 100% në çdo stërvitje. Duhet menduar dhe mbyllja e karrierës. Tek klubi ku po luaj mendoj se kam më shumë mundësi për të vazhduar jetën pas futbollit të luajtur. Ky besoj se do të jetë viti i fundit që do të luaj. Në disa raste kam qenë dhe pjesë e stafit, edhe pse jo zyrtarisht. Që nga janari, mund të jem zyrtarisht pjesë e stafit. Nëse do të jemi lart në klasifikim, do të përqëndrohem tek pjesa e lojtarit, në të kundërt do të bëhem pjesë e stafit”

Largimi nga Superiorja dhe rikthimi në Austri…

“Të them të drejtën, pas periudhës që kalova në Shqipëri, e kisha vendosur të kthehesha në Vjenë. Aventurat me Rapidin dhe Austrinë e Vjenës ishin të vështira. Zgjedhjen që bëra për të luajtur tek Neustadt, e vendosa për familjen, në mënyrë që të jem pranë tyre.”

Mungesa e golave në Kategorinë Superiore…

“I kam ndjekur ndeshjet e kampionatit, ka mungesë në gola në krahasim me vitet e kaluara. Mendoj se nuk mungojnë vetëm ata që finalizojnë, por dhe lojtarët kreative. Lojtari me më shumë assiste ka 6 te tilla. Ky është një problem me i gjerë, jo vetëm tek sulmuesit.”

Ekipi shqiptar që ka mbetur i skalitur në kujtesë…

“Tirana e vitit 2006-2007 ishte ekipi më i formuar dhe me më shumë cilësi në krahasim me Skëndërbeun. Pavarësisht se në Korçë kam kaluar një periudhë të mirë, Tirana me Nevil Deden, Bulkun, Mukën etj., është ekipi më i mirë i viteve të fundit në Shqipëri.”

Goli më i veçantë në karrierë…

“Goli në Norvegji ishe më i veçanti në karrierën time.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"