Nga debutimi me fitore te merkatoja, rrëfehet trajneri Mehmeti: Ju tregoj çfarë i kam ndryshuar këtij Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 16:30

Nga debutimi me fitore te merkatoja, rrëfehet trajneri Mehmeti: Ju tregoj çfarë i kam ndryshuar këtij Partizani

Trajneri Dritan Mehmeti, e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën si trajner i parë i Partizanit. Debutimi me fitore 0-3 ndaj Egnatias, e rriti ndjeshëm moralin në skuadrën e kuqe.

Mehmeti

Në prononcimin për “Gol pas Goli”, pas suksesit të sotëm, tekniku i Partizanit, ndër të tjera u shpreh:

PARTIZAN CINIK – Ne hasëm shumë vështirësi, për shumë arsye, për efekt edhe të ndryshimit. Egnatia është skuadër që të imponon respekt, ka lojtarë cilësorë. Në 45 minutat e para, skuadra nuk ishte fluide. Ndeshjet e para nga shkëputjet janë të vështira, sa të futemi në rritëm. Këto 45 minuta ishin më të kontrolluara për ta studiuar kundërshtarin, i dhamë pak terren.

SKUKA- Kur unë e bazoj skuadrën në formimin e grupit. Skuka është element që mund të na shërbejë shumë. Ka arritur të bëjë detyrën e tij. Kërkuam që të fitonin gjerësi dhe të vertikalizonim nga linjat anësore. Shënuam me Malën dhe Skukën. Ky i fundit është një lojtar që duhet të bëjë detyrën e tij dhe ta kuptojë që është në elitën e futbollit shqiptar dhe përfaqëson Partizanin.

NDRYSHIMET- Unë e njoh skuadrën, jam i brendshëm, një pjesë të skuadrës ia njoh karakteristikat. Jam i familjes së kuqes, skuadra ka vuajtur në aspektin psikologjik, kam rritur entuziazmin dhe kam vlerësuar lojtarët. Është e rëndësishme ta duash klubin dhe të japësh maksimumin.

PARTIZAN ME 2 FYTYRA- Konstatimi është i vërtetë. Në aspektin e besimit në 45 minutat e para, skuadra nuk ishte ajo që duhej. E kisha përgatitur që skuadra të ishte fantatike në detyrat defensive dhe të kërkonim thellësi dhe vertikalizim. Sot kemi bërë vetëm detyrën. Partizani t’i shikojë javë pas jave ndeshjet, duhet të jemi me këmbë në tokë. Çdo ndeshje ka histori të ndryshëm. Janë kundërshtarë të ndryshëm. Fitorja e Kastriotit ndaj Teutës tregon që nuk ka ndeshjet të lehta dhe të vështira.

ASPEKTI TEKNIKO-TAKTIK – Edhe pse e nisëm pjesën e parë të kujdesshëm, ndikoi dhe aspekti psikologjik. Lojtarët kishin humbur besimin. Kam ndryshuar edhe mënyrën dhe filozofinë si Partizani duhet të shprehet në fushë. Partizani do të jetë shumë agresiv dhe i vrullshëm. Skuadra duhet të jetë shumë më fluide në të dyja fazat e lojës dhe duhet të sillet si një.

PËRFORCIMET – Duke pasur parasysh natyrën që unë kam, është e rëndësishme që lojtarët janë të barabartë, por kanë vlera të ndryshme. Kallaku dhe Bitri kanë vlera, i kanë dhënë provat. Por do ta bazojmë lojën te grupi dhe të shprehen individët. Gjithsecili të japë maksimumin për këtë fanellë dhe të bëjë diferencën. Një fitore nuk të nxjerr në ndryshim, dita ditës duhet të punojmë.

MERKATO- Kam marrë dhuratën më të madhe që jam trajner i Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"