Nga BBC në BBV, Reali bën gati një tjetër sulm atomik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2018 | 12:46

Nga BBC në BBV, Reali bën gati një tjetër sulm atomik

Kanë kaluar shumë pak ditë nga largimi i Ronaldos nga Reali i Madridit, por duket si një jetë. Kristiano nuk është më në skuadrën “galaktike”, por në fakt nuk erdhën as emrat e mëdhenj që u përfolën për ta zëvendësuar. Dhe si rrjedhojë, treshes BBC i mbetën vetëm dy lojtarë Bejl dhe Benzema (BB).

realmadrid-cropped_1hrgitc12elsw1a8fk230tmu3p

Në kërkim të një shoku tjetër për repartin e sulmit për të plotësuar sërish treshen. Në kampionatin e ri mund të jetë BBA (nëse do të jetë Asensio titullar), ose BBI (nëse Isko do të luajë në repartin e avancuar të sulmit). Por deri tani nuk është asnjë nga këto të mësipërmet.

Sepse Benzema dhe Bejl kanë punuar me talentin brazilian Vinicius. Ky i fundit është afruar prej disa kohësh në skuadrën madrilene dhe ka qenë që në ditën e parë në stërvitje me skuadrën. Dy të tjerët mund të “digjen” për faktin se nuk janë stërvitur shumë dhe vendin e titullarit mund ta marrë Vinicius. Sigurisht që ai është provuar gjatë këtyre stërvitjeve dhe ka dhënë shkëndija pozitive. Nga BBC në BBV.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"