Nexhipi: Starova duhet të kurojë gjendjen e rënduar psikologjike të të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 20:55

Nexhipi: Starova duhet të kurojë gjendjen e rënduar psikologjike të të kuqve

Ish-kapiteni Nderim Nexhipi pohon se Starovës i del për detyrë vetëm që të kthejë besimin te lojtarët, pasi deri në janar nuk ka çfarë të ndryshojë më shumë te Partizani. “Situatën e krijuar te Partizani e sqarova para një jave në intervistën për ‘Panorama Sport’, ku nën drejtimin e stafit italian, ekipit i mungoi ideja për lojën. Gjithashtu, pohova se trajneri Sulejman Starova do ta ketë më të vështirë misionin me këtë rikthim, gjë e cila u pa që në ndeshjen e parë në Laç.

Nexhipi

E thashë këtë, pasi lojtarët që erdhën në merkaton e verës nuk kanë dalë ashtu siç janë pritur te Partizani. Personalisht mendoj se Starova duhet vetëm të kthejë besimin te grupi, sepse unë me sa shikoj lojtarët kanë humbur vetëbesimin, çka është armë e fortë për një futbollist. Ndaj problemin kryesor te Partizani e shikoj në aspektin psikologjik. Deri në janar nuk mund të bëjnë asgjë më shumë, sesa rikthimi i moralit dhe përmirësimit të aspektit psikologjik”, u shpreh Nexhipi për “Panorama Sport”.

Armand Halili

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"