Nexhipi: Besojmë te titulli, nuk kemi vetëm 11 futbollistë, të bëjmë atë që bëri Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 0:24

Nexhipi: Besojmë te titulli, nuk kemi vetëm 11 futbollistë, të bëjmë atë që bëri Tirana

Drejtori i Kukësit Nderim Nexhipi beson se skuadra verilindore i ka të gjitha mundësitë të fitojë titullin kampion, edhe ndodhet 9 pikë larg vendit të parë Tiranës.

nderim nexhipiii

I ftuar në emisionin “Fan zone” të Supersport, zyrtari i Kukësit shtoi se skuadra ka lojtarë që e meritojnë të gjithë të jenë titullarë.
“Shtyrja e kampionatit krijon kalendar të ngjeshur – Unë mendoj se kemi një organikë të plotë dhe jo vetëm 11 lojtarë. Mendoj se çdo lojtar i yni është i aftë të luajë në formacion, ndaj them se do ta përballojmë më së miri.

Goli i Kukesit

Rënia e Kukësit në 5 ndeshjet e fundit dhe shpresat për titullin kampion – Unë mendoj se kemi bërë një sezon të mirë dhe për një farë kohe ishim edhe të shkëputur në krye, por më pas erdhi Tirana, që po bën mjaft mirë dhe ka fituar shumë ndeshje radhazi, duke u shkëputur në krye. Besoj te titulli, pasi kemi edhe 10 javë për të luajtur, mes tyre edhe ndeshje direkte me Tiranën, ndaj nëse bëjmë edhe ne të njëjtën gjë si ata, duke fituar shumë takime radhazi, titulli nuk është i pamundur”, përfundoi drejtori i klubit të Kukësit Nderim Nexhipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"