Nesër do përballet me të, Klop: Nejmar u tregua i zgjuar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 19:18

Nesër do përballet me të, Klop: Nejmar u tregua i zgjuar…

Jurgen Klop, megjithëse do ta ketë kundërshtar ditën e martë në Uefa Champions League i ka dalë disi në mbrojtje Nejmarit. Braziliani u vu në qendër të kritikave për paraqitjet e dobëta në Botëror si dhe për simulimet se shpeshta.

jurgen klop

“Nuk i ndjek këto gjëra por kur pashë disa ndeshje të Botërorit njerëzit po thoshin se ai shpeshherë e ekzagjeronte. Unë mendova se u tregua i zgjuar që mbrojti veten e tij. Por nuk keni pse merakoseni, ne nuk do të mundohemi ta dëmtojmë. Ne luajmë futboll dhe duam të fitojmë topin, ne nuk merremi me këto gjëra; do të mundohemi të shmangim pasimet drejt tij, kështu mund të shmanget që ai të fitojë duele, një punë e vështirë. Nuk jam i sigurt nëse është 100% e mundur ta ndalësh. Ai është një lojtar fantastik. Në Botëror nuk ishte mirë fizikisht? Ai erdhi nga një dëmtim, dhe askush nuk e pyeti ‘A mund të luash’? Ai mori përgjegjësinë për të luajtur për vendin e tij. Dëmtimi e detyroi të mbrohej më shumë se zakonisht, kaq. Nuk mendoj se është një person që kërkon të bëjë skena pasi përndryshe nuk do të luante futbollin që luan.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"