Nedved zbulon prapaskenën: E dija që Ronaldo do të ishte i Juventusit që kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 19:12

Nedved zbulon prapaskenën: E dija që Ronaldo do të ishte i Juventusit që kur…

Pavel Nedved ose “arusha çeke”, siç kishte pseudonimin kur ishte në fushë, ka zbuluar një prapaskenë të transferimit të Ronaldos. Klauzola e portugezit ishte “vetëm” 100 milionë euro, çka drejtuesve të Juventusit iu duk një shifër normale.

nedved

“Kur dëgjuam për klauzolën e Ronaldos besuam se mund ta kryenim këtë lëvizje. Ne ndodheshim në shtëpi kur drejtori jonë sportiv propozoi idenë për mua dhe Anjelin. Në na pëlqeu idea dhe e dinim se po bënim gjenë e duhur.” shprehet Nedved.

Çeku beson se këto para nuk do të shkojnë dëm. Ai shpreson se Ronaldo të jetë vendimtar për Juventusin duke i dhënë atyre trofeun e Ligës së Kampionëve.

Nedved OK

“Ishte një transferim i domosdoshëm për të bërë një hap më tej pas 7 titujve në Seria A ne duam Ligën e Kampionëve. “ përfundoi Nedved. Ronaldo duket se është në një “ngërç” në këto javë të para të Seria A duke mos realizuar asnjë gol. Ai madje refuzoi edhe ftesën e kombëtares së Portugalisë për tu përgatitur me Juventusin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"