Nedved: Dibala mund të bëhet më i miri, vetëm lojtarët me këllqe e kuptojnë fanellën e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2017 | 12:28

Nedved: Dibala mund të bëhet më i miri, vetëm lojtarët me këllqe e kuptojnë fanellën e Juves

Pavel Nedved, legjenda bardh e zi, në një intervistë për “La Repubblica”, tha se ka besim tek Dibala, dhe se beson se mund të bëhet lojtari më i mirë.

nedved

“Dibala mund të bëhet lojtari më i mirë në botë, këtu e kam fjalën për “humanët”, pasi Leo Mesi është një alien. Është i pjekur dhe di si të ndreqë gabimet e tij. Shpresoj të mos na e marrë ndonjë skuadër tjetër, por në kohët e sotme gjithçka mund të ndodhë. Me shifrat e çmendura që qarkullojnë, në fund të ditës janë lojtarët ata që vendosin”, – u shpreh çeku Nedved.

Ai foli edhe për lojtarë të tjerë të mëdhenj, që nuk kanë ditur ta përballojnë presionin e fanellës tek zonja e vjetër. “Kam parë shumë lojtarë të mirë që nuk e kanë përballuar dot peshën e fanellës, e cila mban shumë emra të mëdhenj me vete. Ka pasur edhe nga ata që janë larguar, duke e pasur mendjen tek paratë. Nëse kanë këllqe, le të qëndrojnë tek Juventusi, dhe i them se do marrin vendimin e duhur për karrierën e tyre” – deklaroi drejtori juventin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"