Në Tiranë kërcasin gjobat, UEFA përgëzon Vllazninë për organizimin. Xhaferi: E para pas 30 viteve!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 11:06

Në Tiranë kërcasin gjobat, UEFA përgëzon Vllazninë për organizimin. Xhaferi: E para pas 30 viteve!

Klubet shqiptare e kanë bërë të zakonshëm që pjesëmarrjen në aktivitete ndërkombëtare ta shoqërojnë edhe me faturat e gjobave që mbërrijnë nga UEFA për keqorganizim të ndeshjeve apo për probleme në tribunat e stadiumeve. Një “tabu” që tashmë është thyer nga Vllaznia, siç e konfirmoi presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi, i cili ka bërë të ditur se klubi ka marrë vlerësime për organizimin e ndeshjes ndaj Universitatea Kraiova në Ligën e Konferencës.

vllaznia

“Mirdita të dashur miq dhe dashamirës te KF Vllaznisë.

Sot dua të ndaj me ju një lajm fantastik, ku dje, mbas 30 viteve realizimi të ndeshjeve ndërkombëtare në stadiumin “Loro Boriçi” me eksperienca jo te mira, ku si pasojë kanë ardhur dhe penalitete të ndryshme për ekipit tonë, arritëm të marrim një vlerësim shembullor nga UEFA për ndeshjen e fundit kundrejt Universitatea Kraiova!

I inform you that at the UEFA meeting on August 8, 2022, the assessment of the level of security in your LORO BORICI Stadium is “MAXIMUM LEVEL OF SECURITY, SAFE ATMOSPHERE TO DEVELOP EVERY INTERNATIONAL FOOTBALL MATCH”
(Ju informoj se në takimin e UEFA-s më 8 gusht 2022, vlerësimi i nivelit të sigurisë në stadiumin tuaj “LORO BORIÇI” është “NIVELI MAKSIMAL I SIGURISË, ATMOSFERË E SIGURT PËR TË ZHVILLUAR ÇDO NDESHJE FUTBOLLI NDËRKOMBËTARE”)

Faleminderit dhe njëherë të gjithëve që kontribuuan për këtë organizim, në veçanti TIFOZERINË TONË TË MREKULLUESHME, si dhe gjithë institucionet e tjera, së bashke me kompaninë e Sigurisë.

vllaznia 222

Uroj në të ardhmen të kemi shumë më shumë evente ndërkombëtare në qytetin tonë”, shkruante Xhaferi në postimin e tij. Një lajm i mirë, që vjen vetëm një ditë pasi UEFA i dërgoi një supergjobë Partizanit për trazirat e shkaktuara nga tifozët në ndeshjen ndaj Saburtalos në “Air Albania”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"