Në sfidën e djeshme ra në sy mungesa e tij, ja përse Tirana nuk e aktivizoi Xhixhën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 15:00

Në sfidën e djeshme ra në sy mungesa e tij, ja përse Tirana nuk e aktivizoi Xhixhën

Në sfidën me Shkupin ra në sy mungesa e Redon Xhixhës. Sulmuesi nuk është i dëmtuar, por është sëmurë me temperaturë e bajame. Skuadra është trembur për ndonjë COVID të mundshëm, por ka rezultuar veçse një virus i vogël dhe bajame. Nga ana e bardhebluve, për të qenë të kompletuar, veç ilaçeve, janë nisur drejt Turqisë edhe teste për COVID-in për të qenë të përgatitur.

REDON XHIXHA ALESIO MIJA

Gjithsesi, lojtari me shumë mundësi do të kalojë pa problem këtë situatë dhe do të bashkohet me ekipin në stërvitje në ditët në vazhdim, për të mos thënë që sot. Ai nuk rrezikon asgjë dhe do të jetë në fushë në Europë. Kujtojmë që Tirana do të luajë më datë 6 korrik në Luksemburg ndeshjen e parë me Dudelanzhin. Sfida do të nisë në orën 19:30.

Nga ana tjetër, bardheblutë do të presin luksemburgasit në datën 12 korrik, ora 20:00, në Shqipëri. Bardheblutë duhet të udhëtojnë në fillim dhe më pas të përballen me luksemburgasit. Nëse kualifikohen, kampionët e Shqipërisë luajnë në turin e dytë me fituesin e çiftit Pjunik të Armenisë dhe CFR Kluzh të Rumanisë. Nëse Tirana eliminohet nga Champions-i, në turin e dytë të Konferencë Ligës përballet me humbësin e ndeshjes Zrinjski-Sherif Tiraspol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"