Në pritje të startit të kampionateve, ja sfidat miqësore që do të zhvillohen ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2020 | 13:05

Në pritje të startit të kampionateve, ja sfidat miqësore që do të zhvillohen ditën e sotme

Skuadrat shqiptare janë duke pritur me padurim, fundin e bojkotit dhe startin e futbollit, në të 3-ja kampionatet përkatëse (Katategoria Superiore, Kat 1 & 2) si dhe në futbollin e moshave e atë të femrave.

Tirana-Laci

Këtë periudhë bojkoti, pjesa më e madhe e ekipeve e kanë mbushur sadopak, duke zhvilluar ndeshje miqësore, edhe pse është pse dallimi nga ndeshjet zyrtare është i madh. Ja disa prej miqësoreve që do të zhvillohen ditën e sotme, ku spikat ajo mes Tiranës dhe Laçit. Një duel me aromë Superioreje. Përballë do të jenë kampionët e Emanuel Egbosë, kundër kurbinasve të Cungut, që shihen si pretendentë për sezonin e ri.

PËRBALLJET MIQËSORE:

Tirana-Laçi 16:00

Flamurtari-Oriku 15:00

Erzeni-Besa 16:00

Kastrioti-Burreli 15:00

Partizani-Partizani B 15:00

Bylisi-Skënderbeu 14:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"