Në ndjekje të rekordeve të Abdul-Xhabarit, LeBron Xhejms shkruan historinë në NBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 19:20

Në ndjekje të rekordeve të Abdul-Xhabarit, LeBron Xhejms shkruan historinë në NBA

37-vjeçari i Lejkërsave, LeBron Xhejms, ka bërë historinë në NBA, i cili është bërë si basketbollisti i dytë me më shumë thirrje në ndeshjet “All-Stars”.

lebron xhejms

I nominuar për të 18-tën herë, Xhejms barazon kështu legjendën Kobi Brajant dhe është vetëm një më pak se ikona Karim Abdul-Xhabar.

Gjithashtu “mbreti” Xhejms është më pak se 2000 pikë larg nga Abdul-Xhabar, si rekordmeni me më shumë pikë në historinë e NBA. Brenda një viti pritet që LeBron të thyej dy rekordet e mbajtura nga ikona e basketbollit amerikan.

Xhejms do të jetë kapiteni i skuadrës së Perëndimit, ku do të ketë në ekip dhe Stefan Kërrin dhe përballë do të kenë Kevin Durant i cili do të jetë kapiteni i Lindjes. Sfida do të marri pjesë në Klivland, në datën 20 shkurt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"