Në kërkim të zëvendësuesit të Agueros, Siti “hedh sytë” nga bomberi i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 16:30

Në kërkim të zëvendësuesit të Agueros, Siti “hedh sytë” nga bomberi i Interit

Cikli i  Serxho Agueros me ekipin e Mançester Sitit duket se është drejt fundit. Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i “El Kun” me fanellën e “qytetarëve”, çka i ka bërë këta të fundit të “hedhin sytë” për një sulmues tjetër për ta zëvendësuar.

Sergio-Aguero-2

Është pikërisht emri i sulmuesit të Interit, Romelu Lukaku, që përflitet të jetë kërkuar nga Guardiola për të kompletuar sulmin sezonin e ardhshëm.

Lukaku Inter

Shtatlarti belg po kalon një sezon fantastik tek Interi, duke e udhëhequr ekipin zikaltër për në vendin e pare pas 25 ndeshjeve, duke arritur të gjejë rrugën e rrjetës 18 herë këtë sezon dhe duke dhënë gjithashtu 6 asiste për shokët e ekipit. Mbetet për tu parë se si do të shkojnë gjërat këtë sezon merkatoje, pasi dhe Interi nuk duket e interesuar të heqë sulmuesin e saj më të mire tek i cili mbështet gjithë ekipi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"