Në kërkim të një sulmuesi, Juventusi “piketon” futbollistin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 12:19

Në kërkim të një sulmuesi, Juventusi “piketon” futbollistin brazilian

Juventus vazhdon të ketë mendjen tek merkato, mbi të gjitha tek sulmuesit për të afruar. Përveç sulmuesit të Xhenoas në pronësi të Sasuolos, Xhanluka Skamaka, klubi bardhezi hedh sytë edhe përtej Italisë.

uilliam hoze

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, midis emrave të përzgjedhur nga drejtuesit të klubit piemontez është dhe ai i Uilliam Hoze i Real Sociedad.

Klubi bask do të ishte e gatshme t’a lironte brazilianin 29-vjeçar edhe me formulën e huazimit që do t’I shkonte përshtat dhe Juventusit.

Uilliam Hoze është aktivizuar gjithsej në këtë sezon me Sociedadin në 20 sfida ku ka arritur t’a tundë rrjetën 4 herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"