Në Gjermani e bëjnë të sigurt, Bajerni rikthen në klub Riberinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2022 | 21:35

Në Gjermani e bëjnë të sigurt, Bajerni rikthen në klub Riberinë

Frank Riberi vendosi tërheqjen nga futbolli i luajtur një muaj më parë, por kjo nuk e ka mbajtur atë të qëndrojë jashtë fushave.

RIBERI

Për momentin francezi ndodhet në stafin e skuadrës së Salernitanës, por Bajerni i Mynihut kërkon që ta rikthejë atë edhe njëherë në Gjermani.

Siç raporton “Bild”, klubi i Bundesligës është gati për t’i bërë një ofertë ish-sulmuesit për një rol të ri dhe duket se Riberi është gati ta pranojë si ofertë, duke parë dhe që familja e tij vazhdon të jetojë në Mynih.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"