“Në fillim u tallën me ne, tani bëmë histori”, Flik: Rumenige më ftoi për… birra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2020 | 8:46

“Në fillim u tallën me ne, tani bëmë histori”, Flik: Rumenige më ftoi për… birra

Trajneri i Bajernit, Hansi Flik, ishte një nga njerëzit më të lumtur pas përfundimit të takimit. 55-vjeçari ishte arkitekti i këtij Bajerni, i cili fitoi gjithçka që mund të fitohej në këtë sezon. Por, Flik kërkon që të qëndrojë me këmbë në tokë dhe t’ua dedikojë këtë sukses të gjithë lojtarëve të tij.
1268079930.jpg.0
“Jam krenar për këtë skuadër. Kur nisëm punën në nëntor, lexoja shkrime të tipit që asnjë s’e ka më frikë Bajernin. Por, skuadra u rrit shumë dhe tani shikoni se ku jemi. Bëmë gjithçka në mënyrë perfekte dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë stafin që punon te Bajerni. Janë të shumtë njerëzit që më kanë ndihmuar në këtë rrugë të gjatë dhe të vështirë, nuk ka qenë e lehtë, aq më tepër në kohë pandemie. Skuadra ishte perfekte, nuk u ndal në asnjë moment dhe kjo më bën trajnerin më të lumtur në botë”, tha Flik. Trajneri gjerman u përqafua i pari nga Karl Hainc Rumenige, teksa ky i fundit zbriti në podium për të qenë e pjesë e delegacionit të UEFA-s.

NDESHJA
ndeshja

“Ishte një ndeshje me nivel të lartë, rastet për shënim nuk munguan nga të dyja skuadrat. Mund të kishim pësuar gol, por Manuel tregoi edhe një herë tjetër përse është numri një. Ai na mbajti në lojë. Parisi është një skuadër e madhe dhe këtë e tregoi edhe sot (dje). Tomas Tuhel ka bërë një punë të shkëlqyer. Çfarë më tha Rumenige pas ndeshjes? ‘Takohemi te banketi'”, tha i qeshur Flik.

SEZONI
bayernnnn

“Mendoj se kemi fituar gjithçka me meritë. Në skuadër atmosfera ka qenë perfekte që në ditën e parë që kam marrë drejtimin e saj. Për mua respekti ndaj njëri-tjetrit ka qenë gjithmonë pjesa më e rëndësishme. Fituam se besuam te forca e njëri-tjetrit. Në përgatitjet që zhvilluam në dimër, u pa që djemtë ishin shumë të motivuar, gati për të bërë hapin e madh. Pashë një dëshirë të madhe për t’u kthyer në majën e futbollit. Kjo nuk mund t’i shpëtonte një trajneri. Ky Bajern luajti me gjoksin përpara dhe nuk u tremb për asnjë minuta. Edhe sot (dje). Ishte një nga skuadrat më të mira që ka luajtur në këtë kompeticion, të mos e harrojmë kurrë këtë”, përfundoi gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"