Ndreu: Në Kukës na kënaq edhe një barazim, mund të bëj disa ndryshime në formacion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 18:36

Ndreu: Në Kukës na kënaq edhe një barazim, mund të bëj disa ndryshime në formacion

Kamza do të ketë një transfertë të vështirë në ndeshjen e javës së 19-të, si ajo me Kukësin. Ramadan Ndreu, në intervistën për Supersport para ndeshjes, i njeh vështirësitë e ekipit kundërshtar, por gjithashtu kërkon maksimumin nga të tijtë.

ndreu

“Për sa i përket ndeshjes me Kukësin, kuptohet që ka vështirësi. Është një skuadër që pas janarit ka kryer disa ndryshime për mirë në ekip, por neve nuk na tremb, pasi jemi një grup lojtarësh që përballojmë denjësisht të gjithë që kemi përballë. Momentalisht, jam i bindur që skuadra do luajë mirë, dhe do marrim një rezultat pozitiv.”

“Jam i bindur që të gjitha ekipet e Superiores, përfshirë edhe Lushnjën, që po luan mirë, janë skuadra që duan vlerësim maksimal. Edhe ndaj Kukësit, kemi dëshirë të marrim shumë, dhe në Kukës do të kënaqeshim edhe me 1 pikë.”

“Për sa i përket ndeshjeve me Laçin dhe Partizanin, mendoj se kemi zhvilluar ndeshje të mira, edhe pse me Partizanin nuk fituam. Ndaj Partizanit ndikuan edhe mungesat, apo golat aksidentalë, dhe të pësosh dy gola që në fillim, shumë elementë dalin kundër nesh.”

FORMACIONI – “Në varësi të kundërshtarit dhe ndeshjes që e kemi jashtë, mund të ndryshojmë ndonjë gjë. Deri nesër, do vendosim, por pavarësisht 2-3 mungesave, kemi lojtarë në dispozicion që do na bëjnë mirë për ekipin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"