Ndreu: Luajmë mirë, na mungon edhe pak fati. Dorëheqjen e kam menduar, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2018 | 16:26

Ndreu: Luajmë mirë, na mungon edhe pak fati. Dorëheqjen e kam menduar, por…

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, shprehet se u ndëshkua nga Kukësi në momentin më të mirë të skuadrës së tij. Ai deklaron se ekipi i tij zhvillon paraqitje të mira, por për shkakun e mungesave por edhe fatit, nuk po merr rezultate pozitive. Ndreu thotë se e ka menduar edhe dorëheqjen, por kjo nuk do i bënte mirë skuadrës, duke qenë se po zhvillon edhe paraqitje të mira.

ndreu

Sa e vështirë të jesh trajneri i Kamzës sot?

Morëm nëj gol në momentin më të mirë të lojës. Punuam gjithë kohës, por nuk arritëm të ishim afër golit. Aspekti psikologjik ndikon. Po zhvillojmë ndeshje të mira, por duhet të vazhdojmë.

Pakult tha se e gjithë ndeshja ishte e mirë për Kamzën. Sa besim ju jep kjo paraqitje?

Jemi në një periudhë delikate, ku lojtarët duhet të jenë të qetë psikologjikisht. Po zhvillojmë ndeshje të mira, por mendoj se sot zhvilluam një lojë të mirë dhe krijuam volum. Për të qenë afër golit, duhet të jemi të qetë psikologjikisht.

Cili do të jetë motivimi juaj, tani që jeni pranë fundit në renditje?

Shpresonim të kishim edhe pak fat. Patëm 2 shtylla, dy raste që nuk e di a ishin penallti. Në këtë moment, jam pak i stepur. Për të qenë i sinqertë, mund ta kem menduar edhe dorëheqjen, por nuk i shërben skuadrës. Në këtë moment delikat, nuk mund ta braktis skuadrën. Nëse vazhdojmë me këto lojëraë të mira, do kemi edhe fatin me vete.

Që në fillim të sezonit, edhe në momentin më të mirë tuajin, që jemi për mbijetesë, po vërtetohen se keni pasur të drejtë. Çfarë i mungon kësaj skuadre për të qenë në Superiore?

Të kesh një skuadër që të pretendosh Europën, duhet që lojtarët të kenë të paktën 2-3 vjet të luajnë me njëri tjetrin. Një skuadër e ndërtuar rishtaz, nuk mund të pretendojë më shumë.

Mungesa e Kuqit ka ndryshuar komplet formacionin. A ndikoi kjo mungesë sot?

Faktikisht natyrën e kam që nuk ankohem për mungesat. Realisht, mungesa e Frashërit, është e një lojtari që ka bërë performanca të mrekullueshme. Na ka dhuruar 4 5 gola me daljet e tij në krah. Dje në stërvitja na u dëmtua edhe Imeri në stërvitje. Edhe ai na dha një tjetër goditje. Edhe Kuqi, ka zhvilluar gjithë kampionatin dhe ka pjekurinë e vet në mbrojtje. Jemi një skuadër që nuk i përballojmë dot të gjitha këto lëvizje në formacion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"