Ndreu: Kemi objektiv mbijetesën, ja cili është sekreti i marrjes së rezultateve pozitive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 19:20

Ndreu: Kemi objektiv mbijetesën, ja cili është sekreti i marrjes së rezultateve pozitive

Barazimi i sotëm në transfertë ndaj një skuadre të madhe si Skënderbeu e kënaq pamasë trajnerin e Kamzës Ramadan Ndreu. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e  “Supersport” tekniku tregon sekretin e marrjes së rezultateve pozitive.

Ndreu

Për ndeshjen ndaj Skënderbeut

“Në përgjithësi ishte lojë e mirë. U mbrojtëm shumë mirë. E kishim vështirë të sulmonim, sepse skuadra e Skënderbeut ka nivel. E kishim ndërtuar strategjinë që në qoftë se Skënderbeu të linte një hapësirë ta ndëshkonim. Hëngrëm një gol të çuditshëm për shkak se u hap barrikada.”

Momenti i pësimi të golit

“Në momentin e pësimit të golit, futa në lojë lojtarë sulmues. Jam i kënaqur sepse deri në sekondën e fundit nuk dorëzohen. Në të gjitha ndeshjet kemi marrë gola dhe kemi arritur ta kthejmë rezultatin.”

Sekreti i marrjes së rezultateve

“Grupi është i etur për të ecur dhe për të fituar. Djemtë janë të dëgjueshëm dhe me karakter. Plus kanë përkushtim të jashtëzakonshëm. Gjej rastin ti falënderoj.”

Mbështetja e skuadrës nga presidentët

“Deri në këto momente jemi super. Mbështetja e kryetarit te Bashkisë, bashkë me presidentin na jep qetësinë. Në çdo ndeshje kemi marrë premio. Jam i bindur që me këto lojtarë do ecim mirë. Sot kishim një mungesë shumë të rëndësishme si Fushtar, gjithsesi ky grup do të eci mirë.

Objektivi e sezonit

“E rëndësishme është që morëm pikët që duhen për të mos rënë nga kategoria, nuk kemi siguruar asgjë. Ky kampionat është shumë i fortë, në çdo moment rrëshqet në fund nëse gabom. Por nëse ecim me këto hapa mund t’i afrohesh Europës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"