Ndodh edhe kështu/ Tenistja ruse bëhet gjeorgjiane për të luajtur në… Uimbëlldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 21:21

Ndodh edhe kështu/ Tenistja ruse bëhet gjeorgjiane për të luajtur në… Uimbëlldon

Për shkak të situatës kaotike me luftën në Ukrainë, tenistja ruse Natela Dzalamidze ka vendosur të ndërrojë nënshtetësi për të marrë pjesë në turneun e Uimbëlldonit.

dzalamidze-978x550

29-vjeçarja ka marrë pasaportën gjeorgjiane për të luajtur në Londër. Organizatorët e turneut vendosën në prill të mos lejojnë të marrin pjesë sportistët rusë dhe bjellorusë, kësisoj, Dzalamidze, vendosi të marrë nënshtetësinë gjeorgjiane për të mos humbur këtë turne madhështor. Numri 44 i klasifikimit ATP, është specialiste e lojës në çift. Tenistja ruse do të luajë bashkë me serben Aleksandra Kruniç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"