“Ndjekim lojtarë në 75 kampionate”, Alariko Rosi i thur elozhe Shqipërisë: Reja shumë para të tjerëve në teknologji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2020 | 0:10

“Ndjekim lojtarë në 75 kampionate”, Alariko Rosi i thur elozhe Shqipërisë: Reja shumë para të tjerëve në teknologji

Video-analisti i Kombëtares, Alariko Rosi është ndër të paktët pjesëtarë të stafit të Kristian Panuçit që Edi Reja vendosi të mbante duke bashkëpunuar.

61952574_2141685965930621_8031995160311103488_n

Punën e bërë në Shqipëri ai e pasqyron përtej Adriatikut. Në një  intervistë për “Tuttomercatoëeb“, Rosi,  shpjegon më tepër rreth qëllimit të punës së tij, si dhe hapave të ndjekur nga FSHF për të përmirësuar futbollin shqiptar.

Italiani është një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të trajnerit Reja dhe ndonëse ky i fundit është në moshë, duket mjaft i hapur ndaj teknologjisë. Më ai prek edhe çështjen e Kombëtares, ku talentet kuqezinj kanë mbushur ligat e huaja, ndërsa në të njëjtën kohë kanë thirrur futbollistë nga çdo cep i globit.

VIDEO-ANALIZAT – Në periudhën e fundit ne kemi vendosur së bashku me presidentin të mos bëjmë vetëm analiza të ndeshjeve për Kombëtaren, por kemi vendosur të krijojmë një program më të thelluar për të gjithë futbollin shqiptar. Saktësisht, përmes departamentit të analizës, zbulimit dhe inovacionit. Plani është të aftësohen analistët shqiptarë për t’i bërë ata 100% pjesë e stafit të ekipeve të klubit dhe të federates. I deja ime u miratua nga presidenti Armand Duka në një kontekst ku po zhvillohet futbolli shqiptar. Federata po bën një punë të shkëlqyeshme shoqërore në vend, po ndërton stadiume në të gjithë vendin. Në nëntor u përurua “Air Albania” në Tiranë me arkitektin Marko Kasamonti me 20 mijë vende, me një projekt prej më shumë se 70 milion euro. Sa më shpejt të jetë e mundur përurimi i shtëpisë së re të futbollit, në modelin e Koverciano dhe do të jetë Qendra e re Federale Teknike. Kësaj i shtohet edhe projekti i analizës në klube si zhvillim teknologjik dhe prezantimin e VAR

ROLI I ROSIT – Unë jam përgjegjës për të trembëdhjetë skuadrat kombëtare. Ne jemi duke punuar për të zhvilluar analiza në futbollin e grave, kemi filluar një program kursesh i cili për momentin është vetëm në kontekstin shqiptar, por më pas do të shtrihet edhe tek mësuesit e huaj në lidhje me analizën e ndeshjeve në veçanti Nga shtatori, leja e urgjencës, do të ketë partneritete me universitetet lokale: studentët po i afrohen këtij profesioni me interes të thellë”.

BASHKËPUNIMI ME REJËN- Është trajneri më i vjetër në moshë në kombëtare në të gjithë botën. Në Islandë drejtoi ndeshjen e tij të 1001, në nivel teknologjie nuk them se është si Nagelsman, por është shumë para të tjerëve… Ai është shumë i hapru ndaj risive teknologjike, ecën me hapin e kohës dhe nuk e tregon moshën që ka. Ka një qasje të mire ndaj teknologjisë, ndaj zanatit tone. Ka një staf si Porrini dhe ndihmësat shqiptarë Bulku e Salihi që kanë lënë futbollin kohët e fundit dhe janë shumë të zgjuar. Është një grup dhe një bashkëpunim që funksionon shumë mirë”.

SHPËRNDARJA E LOJTARËVE – Kemi lojtarë të shpërndarë në 75 kampionate të ndryshme dhe në 45 shtete. Për çdo grumbullim thërrasim mesatarisht lojtarë nga 15 kampionate të ndryshme. Njëkohësisht kemi grumbulluar një lojtar që ka luajtur në Siberi dhe një në Kaliforni, njëkohësisht një në Skoci e një në Kalabri”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"