Ndizen “Shkëndijat” e festës, tetovarët mposhtin Vardarin dhe 1 pikë larg titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 17:14

Ndizen “Shkëndijat” e festës, tetovarët mposhtin Vardarin dhe 1 pikë larg titullit

Shkëndija fitoi edhe sfidën direkte për titull, atë që tashmë mund të thuhet se i ka vënë kapak punës së titullit në Maqedoni. Ekipi tetovar shënoi dy herë me Ibraimin, dhe me Musliun, për të mbyllur sfidën në shifrat 2-3. Kolevski dhe Blazevski shënuan për Vardarin, por në fund ishte ekipi shqiptar që mori tre pikët.

shkendija

Pas kësaj fitoreje, Shkëndija numëron 72 pikë pas 28 ndeshjesh, plot 23 më shumë se Vardari i vendit të dytë, dhe titulli kampion mbetet vetëm 1 pikë larg për t’u siguruar matematikisht, me 8 ndeshje të mbetura në Superligën maqedonase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"