Ndeshje speciale për Demir Imerin, mesfushori kërkon gol me dedikim ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2021 | 10:18

Ndeshje speciale për Demir Imerin, mesfushori kërkon gol me dedikim ndaj Teutës

Imeri kërkon gol me dedikim ndaj Teutës Egnatia e trajnerit Gugash Magani do të kërkojë të mbajë ritmin pozitiv edhe sot ndaj kampionëve në fuqi. Për Teutën rikthehet Bruno Telushi, që ishte i pezulluar ndaj Laçit nga kartoni i verdhë. Rrogozhinasit kanë humbur për n je periudhë njëmujore mesfushorin Agbekpornu, i cili dje ka operuar meniskun e këmbës së majtë. Gjithashtu do të mungojë edhe mbrojtësi Teqja.

demir imeri

Në një prononcim për “Panorama Sport” në prag të sfidës me Teutën, Demir Imeri pohoi se shpreson që golin e parë me Egnatian në kampionat ta gjejë ndaj kampionëve dhe skuadra të vijojë ecurinë pozitive. “Luajmë përballë kampiones në fuqi dhe jemi të vetëdijshëm çfarë na pret në këtë takim. Duhet të jemi sa më të saktë, pasi vetëm kështu mund t’ia dalim dhe të realizojmë pritshmëritë. Gabimet duhet t’i kemi të pakta. Ne vijmë pas një fitoreje dhe na duhet, pse jo, të ruajmë ritmin tonë. Kudo luajmë për tri pikët, aq më shumë në fushën tonë, ku duhet të jemi më të motivuar.

Fusha e stadiumit është shumë e mirë dhe na favorizon që të shpalosin çdo vlerë që kemi”, tha Imeri në fillim. GOLI – “Nuk kama arritur të shënoj akoma deri tani për Egnatian në kampionat, ndonëse i jam afruar shumë golit. Shpresoj që ta gjej këtë radhë. E rëndësishme për mua është që skuadra të ketë ecuri të mirët, ashtu siç kemi bërë deri tani. E kemi marrë veten gradualisht dhe shpresoj të bëjmë sa më mirë pavarësisht se kë kemi përballë.

Arrij të përshtatem mirë në fazën sulmuese, sikur jam vetëm apo me partner. Ndaj nuk e kam problem rolin, por dua që të justifikoj sa më mirë detyrat që më ngarkon trajneri në çdo ndeshje. Me që jemi te pjesa e golit do të doja shumë që të shënoja ndaj Teutës, pasi golin dua që t’ia dedikojë njeriut të zemrës time me të cilën do të lidh jetën, e cila sot (dje) ka pasur ditëlindjen. Po kur parandien diçka, ka dhe pak fat në mes e realizohet ashtu siç e pret. Në fushë do të zbres dyfish i motivuar që t’i shërbej skuadrës në një përballje me rëndësi dhe të përmbush aspektin personal”, përfundoi Demir Imeri.

ALDO BUZI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"