Ndeshje e prapambetur/ Veleçiku barazon me Albanët, priten masa te skuadra koplikase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2024 | 16:58

Ndeshje e prapambetur/ Veleçiku barazon me Albanët, priten masa te skuadra koplikase

Takimi i prapambetur mes Veleçikut dhe Albanëve, që u luajt të shtunën në Koplik është mbyllur me rrjeta të paprekura. Në pjesën e parë, koplikasit kanë qenë më kërkues duke iu afruar disa herë portës kundërshtare, por pa rezultat.

veleciku albanet

Në fraksionin e dytë, janë miqtë që përmirësojnë lojën dhe nga mbrojtja zhvendosen disa herë në kundërsulm. Veleçiku ka zhgënjyer brenda në shtëpi ku ka marrë vetëm një pikë. Barazimi padyshim ka kënaqur miqtë nga kryeqyteti. Në fund të takimit, drejtori sportiv i Veleçikut, Nuri Rexha, është treguar mjaft i ashpër me lojtarët, duke i paralajmëruar se mund të ketë edhe ndryshime financiare pas këtij barazimi pa gola brenda në shtëpi.

Veleçiku –  Albanët 0 – 0

 Veleçiku: Lopçi, Am.Kaçaj, Af.Kaçaj, Çokaj (Broja 55′), Rrustemaj, Daija, Ivziku, Kacokaj (Lera 46′), Stafa, Shekaj, Rragami. Trajner: Besnik Duli

Albanët: Lenja, Çuni, Shkreta, Rexhmata, Abazi, Deda, Toska, Meculi, Methoxha, Maçi (Shenpjeteka 63′), Topalli. Trajner: Altin Birçe

Kartonë të verdhë: Ivziku 88’/ Deda 75′

Gjyqtarë: F. Hysa, D. Tafa, B. Cunaku (Tiranë)

Vëzhgues: Engjell Pjetrushi (Lezhë)

Delegat: Skënder Abdyli (Lezhë)

 

RENDITJA / Grupi A

 

Skuadra              N    P    F    B    H    G+/G-

  1. BESËLIDHJA 16 43   14   1    1    40-8
  2. VALBONA 15 40   13   1    1    41-13
  3. ILIRIA      16   37   11   4    1    40-13
  4. TËRBUNI 15 25   7    4    4    26-15
  5. SOPOTI 15 24   7    3    5    27-19
  6. VELEÇIKU 15 18   5    3    7    25-22
  7. ADRIATIKU 15 16   5    1    9    14-26
  8. GRAMSHI 15 14   4    2    9    22-24
  9. MURLANI 16 11   3    2    11   15-38
  10. NAFTËTARI 16 9    2    3    11   12-47
  11. ALBANËT 16 5    1    2    13   10-47

 

BASHKIM RAMEKAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"