Ndeshja ndaj Skënderbeut, Vllaznia publikon çmimin e biletave. Ja sa do të kushtojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 9:53

Ndeshja ndaj Skënderbeut, Vllaznia publikon çmimin e biletave. Ja sa do të kushtojnë

Vllaznia do të luajë një ndeshje tepër të vështirë ndaj Skënderbeut, nesër në orën 14:00, në “Loro Boriçi”.

Skenderbeu-Vllaznia

Klubi i Vllaznisë me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se duke filluar nga sot ka nisur shitja e biletave për këtë takim.

Bileta më e lirë për ta parë këtë takim nga shkallët e stadiumit është 300 lekë, ndërsa më e shtrenjta është 1000 lekë.

Njoftimi i klubit:

KF Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga sot në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kampionatit, atë me Skënderbeun që luhet të shtunën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë:
E premte 10:00- 14:00 dhe 17.00- 20.00
E shtune 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes
Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribuna D 300 lekë
Tribuna A- B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë
KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe besojmë se prania juaj në stadium do të jetë një shtysë më e madhe për ekipin për ta fituar atë.

BILETAT

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"